Njoftohen mësimdhënësit e Shkollës së Mesme Teknike “Presheva” në Preshevë se gjatë vitit shkollor 2026/2027 do të organizohet një udhëtim në Itali, në periudhën nga 10 deri më 15 nëntor 2026.
Plani i udhëtimit:
- 10 nëntor (e martë): Nisja nga Presheva në orën 20:00.
- Nata mes 11 dhe 12 nëntorit: Fjetja (akomodimi) në Verona.
- Nata mes 12 dhe 13 nëntorit: Fjetja në Verona.
- Nata mes 13 dhe 14 nëntorit: Fjetja në Venecia.
- 14 nëntor (e shtunë): Nisja për në Preshevë në orët e mbrëmjes.
- 15 nëntor (e diel): Mbërritja në Preshevë në orët e mëngjesit.
Çmimi i udhëtimit dhe kushtet e pagesës:
- Çmimi total i udhëtimit është 250 euro për person.
- Pjesëmarrja e mësimdhënësve në shpenzimet e udhëtimit është 125 euro për person, gjegjësisht 50% e çmimit total.
- Gjatë qëndrimit në Verona dhe Venecia është i përfshirë vetëm mëngjesi.
Afati i deklarimit:
Të gjithë mësimdhënësit e interesuar mund të deklarohen për pjesëmarrjen e tyre në udhëtim më së voni deri më 15 tetor 2026.
Lista e punonjësve të interesuar për udhëtimin ndodhet në zyrën e ndihmës drejtorit të shkollës.



