Currently Empty: $0.00
SHMT “Presheva” në Preshevë, pati kënaqësinë të pres një delegacion të rëndësishëm nga Bursa e Turqisë, nën udhëheqjen e drejtorit rajonal të Arsimit nga Bursa, z.Gürhan Çokgezer, drejtorit komunal të Arsimit në Osmangaza z. Mehmet Faysal Kayan dhe zv. drejtoresha Sezen Özgür, drejtorët e katër shkollave binjakëzuese me shkollat tona në Luginë të Preshevës dhe Koordinatori për Arsim dhe Kulturë të Republikës së Kosovës në Bursa z. Recep Gündüz.
Në takim, diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit dhe ndihmës që do t’na ofrojnë institucionet shkollore dhe komunale të tyre për shkollat tona, përfshirë ngritjen profesionale të mësimdhënësve dhe nxënësve tanë përmes praktikave profesionale në industrinë e Bursës.
Pikë tjetër e rëndësishme e diskutimit ishte përmirësimi i kushteve teknike në shkollat tona. Gjatë takimit, ne i njoftuam përmes vizitave të tyre në kabinetet përkatëse dhe për pajisjet që shkolla jonë për momentin posedon.
Ky bashkëpunim, të cilin e shohim me optimizëm, do të sjellë padyshim rezultate konkrete për përmirësimin e sistemit tonë arsimor.
Ndihma e vëllezërve nga Turqia, sidomos nga Bursa dhe Osmangazi, do të jet një një kontribut me vlerë për zhvillimin e arsimit në shkollën tonë ndër breza.
Në emër të drejtorit të Shkollës së Mesme Teknike z.Telat Arifi, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të thellë për z. Oktay Güllü, drejtorin e Shkollës së Mesme “Hürriyet Endüstri Meslek Lisesi”.
Me përkushtimin dhe vizionin e tij, binjakëzimi mes dy shkollave tona është bërë një realitet që do të kontribuojë në zhvillimin dhe përparimin e përbashkët.
Faleminderit që po ndërtoni ura bashkëpunimi për brezat e ardhshëm!
Dhurata (Video)