• октобар 22, 2024

SHMT “Presheva” në Preshevë, pati kënaqësinë të pres një delegacion të rëndësishëm nga Bursa e Turqisë, nën udhëheqjen e drejtorit rajonal të Arsimit nga Bursa, z.Gürhan Çokgezer,  drejtorit komunal të Arsimit në Osmangaza z. Mehmet Faysal Kayan dhe zv. drejtoresha Sezen Özgür, drejtorët e katër shkollave binjakëzuese me shkollat tona në Luginë të Preshevës dhe Koordinatori për Arsim dhe Kulturë të Republikës së Kosovës në Bursa z. Recep Gündüz.  

Në takim, diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit dhe ndihmës që do t’na ofrojnë institucionet shkollore dhe komunale të tyre për shkollat tona, përfshirë ngritjen profesionale të mësimdhënësve  dhe nxënësve tanë përmes praktikave profesionale në industrinë e Bursës.

Pikë tjetër e rëndësishme e diskutimit ishte përmirësimi i kushteve teknike në shkollat tona. Gjatë takimit, ne i njoftuam përmes vizitave të tyre në kabinetet përkatëse dhe për pajisjet që shkolla jonë për momentin posedon.

Ky bashkëpunim, të cilin e shohim me optimizëm, do të sjellë padyshim rezultate konkrete për përmirësimin e sistemit tonë arsimor.

Ndihma e vëllezërve nga Turqia, sidomos nga Bursa dhe Osmangazi, do të jet një një kontribut me vlerë për zhvillimin e arsimit në shkollën tonë ndër breza.

Në emër të drejtorit të Shkollës së Mesme Teknike z.Telat Arifi, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të thellë për z. Oktay Güllü, drejtorin e Shkollës së Mesme “Hürriyet Endüstri Meslek Lisesi”.

 Me përkushtimin dhe vizionin e tij, binjakëzimi mes dy shkollave tona është bërë një realitet që do të kontribuojë në zhvillimin dhe përparimin e përbashkët.

Faleminderit që po ndërtoni ura bashkëpunimi për brezat e ardhshëm!

Dhurata (Video)

Оставите одговор

Ваша адреса е-поште неће бити објављена. Neophodna polja su označena *

sr_RSSerbian
Verified by MonsterInsights