• 5 Mars, 2024

                  RREGULLORJA MBI NOTIMIN E NXËNËSVE NË  SHKOLLIMIN DHE EDUKIMIN E  MESËM
                                                                        („G.z.RS“nr.10/24, datë 09.02.2024 )

Neni 1.

Me këtë regullore përcaktohet, mënyra , procedurat dhe kriteret e notimit dhe suksesi nga lëndët e veçanta dhe sjellja  dhe çeshtje të tjera me rëndësi për notimin e nxënesve dhe të rriturve në shkollimin dhe edukimin e mesëm(në tekstin në vijim: nxënësi).

Qëllimi dhe parimet e notimit

Neni 2.

Qëllimi kryesorë i notimit është që të avansojë kualitetin e procesit të mësimit.

Notimi është pjesë përbërse e procesit të mësimdhënjes dhe mësinxënjes , me të cillin në vazhdimësi përcillet realizimi i qëllimeve të parapara, rezultateve, standardeve të arritura të nxënësve dhe standardeve të kualifikimeve, si dhe avansimit të nxënësve në zhillimin e kompetencave gjatë zotërimit  të programit shkollor.

Notimi është aktivitet pedagogjik i vazhdueshëm me të cilin te nxënësit  zhvillohet raporti  aktiv ndaj mësimit, nxitë motivimin për mësim, zhillojnë shprehitë e punës, ndërsa nxënësi aftësohet per vlerësimin  objektiv të arritjeve të tija dhe arritjeve të  nxënësve të tjerë, gjatë së cilës zhvillon një sistem të caktuar të vlerave.

Me notimin sigurohet respektimi i parimeve të përgjithshme  të sistemit të arsimit dhe edukimit  të përcaktuar me ligjin me të cilin rregullohen  bazat e sistemit të arsimit dhe edukimit (në tekstin e mëposhtem :Ligji).

Në mënyrë që të mundësoj efikasistetin në mësim, arsimtari  gjatë notimit udhëhiqet nga këto parime:

1.Besueshmëria: nënkupton harmonizimin e notës me kriteret publike, precize të përcaktuara të notimit.
2.Vlefshmëria: nota paraqet efektet e mësimit( realizimin e përfundimit, angazhimit dhe përparimit të nxënësit);
3.Shumëllojshmëria e mënyrës së notimit: zgjedhja dhe aplikimi i metodave dhe teknikave të ndryshme të notimit, në mënyrë që të sigurohet vlershmëria, serioziteti dhe objektiviteti i notimit;
4.Notimi i rregullt dhe me kohë, sigurimi i kontinuitetit në informimin e nxënësve për efikasitetin e tyre në procesin e mësimit dhe efektin  në procesin e mëtutjeshëm të mësimit.
5.Notimi pa diskriminim dhe ndarje në çfardo baze;
6.Respektimin e dallimeve individuale , nevojave arsimore, moshës, të arriturave të mëparshme të nxënësit;
7.Objektiviteti në notimin në bazë të kritereve të përcaktuara.

                                                                     Lënda dhe llojet e notimit

                                                                                    Neni 3.

Nxënësi notohet nga lënda dhe sjellja, në bazë të Ligjit dhe të kësaj rregullore.

Nota është përshkruese dhe numerike.

Përcjellja e zhvillimit dhe përparimit të nxënësit  në arritjen e përfundimeve dhe standardeve të arritjes, si dhe përparimit në zhvillimin e kompetencave gjatë vitit shkollor kryhet në bazë të notimi formativ dhe përmbledhës.

Notimi formativ në kuptimin sipas kësaj  regullore  është mbledhja e rregullt dhe e planifikuar  e shënimeve relevante  mbi përparimin e nxënësit, arritjen e rezultateve dhe qëllimeve të parapara dhe shkallën e arritur të  zhvillimit të kompetencave të nxënësit. Është pjesë përbërëse e procesit të mësimit dhe ligjeratave  dhe përmban edhe informatën kthyese të arsimtarit për  zhvillimin e mëtutjeshëm të procesit të mësimit  dhe sygjerimeve për nxënësin për avansimin e mëtutjeshëm  dhe evidentohet në dokumentacionin pedagogjik të arsimtarit.

Në bazë të shënimeve të mbledhura, në bazë të notimit formativ mundë të nxirret nota e cilat barten në librin e evidencës mbi punën edukativo –arsimore, cila udhëhiqet në formë elektronike ose në formë të shkruar( në tekstin e mëposhtëm:ditari I punës)në bazë të kritereve të parapara me këtë rregullore.

Me shenime, në bazë të kësaj rregulloreje, nënkuptohen shenimet mbi dijen, aftësite, angazhimin, pavarsinë dhe përgjegjësinë në punë, në përputhje me programin shkollor.

Notimi  përmbledhës, në kuptimin sipas kësaj rregulloreje, është vlerësimi I të arriturave të nxënësit në fund të tërsisë programore , të një moduli, apo në fund të gjysëmvjetorit të parë  dhe të dytë nga lënda dhe nga sjellja.

Më së paku një herë gjatë gjysëmvjetorit, shkolla në mbledhjet e këshillit të paraleles kryen evidentimin dhe vlerësimin e notimit përmbledhës, për rezultatet e të cilit e informon prindin, gjegjësisht përfaqësuesin ligjor të nxënësit (në tekstin në vijim: prindin).

 Notat e fituara me notimin  përmbledhës janë , sipas rregullit, numerike dhe vendosen në ditarin e punës edhe në dokumentacionin pedagogjik.

Notimi formativ dhe përmbledhës janë pjesë e nje procesi unik të notimit I bazuar në kriteret  paraprakisht të përcaktuara.

                                                                                     N o t a

                                                                                     Neni 4.

Nota paraqet masën objektive dhe të besueshme të realizimit të  qëllimeve të parapara, përfundimit të mësimit, standarteve të arritjes dhe kompetencave, si dhe  përparimin dhe zhvillimin e nxënësit dhe  treguesve të kualitetit dhe efikasitetit  të punes së përbashkët të arsimtarit, nxënësit dhe shkollës  në tërësi.

Nota është publike dhe i komunikohet  nxënësit menjëherë pas aktit të notimit me arsyetim.

Me notim paraqitet :

1.relizimi qëllimeve të parapara , gjegjesisht standardeve të adaptuara të arritjeve, arritjes së përfundimeve  dhe shkallës së zhvillimit të kompetencave  gjat përvetësimit të programit të lëndës ;

2.angazhimit të nxënësve në mësim;

3.përparimit në raport me periudhen paraprake;

4.sugjerimet per perparimin e  nxënësve.

Realizimi I qëlimeve dhe standardeve të parapara gjegjësisht të adoptuara të arritjeve, arritja e përfundimeve  dhe zhivllimin e kompetencave  gjat realizimit të programit të lëndëve  vlerësohet në bazë të :
-me zotnimin e strukturës së përmbajtjes dhe terminologjisë,
-të kuptuarit , zbatimit dhe vlerësimit të procedurave të mësuara dhe zgjidhjes së problemeve;
-punës me shenime dhe informatave;
-interpretimeve dhe konkluzioneve  dhe marrjes së vendimeve;
-aftësive komunikative dhe shprehjes në forma të ndryshme;
– zotnimit me aftësitë motorike;
-kryerjen e detyrave të ndryshme.

Angazhimi I nxënësve përfshinë: pjesmarrjen aktive në mësim, vendosja me përgjegjësi ndaj detyrave, bashkëpunimi me të tjerët dhe gatishmëria dhe interesimi i treguar për mësim dhe përparim.

Përparimi në raport me periudhen paraprake paraqitet  me notë, me çka respektohet dallimi I realizuar në arritjen e kritereve të arritjes.

Sygjerimi  për përparimin e mëtutjeshëm të nxënësit i tregon qartë nxënësit se  çka duhet të përmirësoj   në periudhën që vjen dhe është pjesë përbërëse e informacionit kthyes së bashku me notën.

Notat numerike janë: shkëlqyeshëm (5), shumë mirë (4), mirë (3), mjaftueshëm (2), dobët (pamjaftueshëm) (1).

Nxënësit nuk mund ti zvoglohet nota nga lënda për shkak të sjelljeve të nxënësit ndaj aktiviteteve jashtëmësimore ose për shkak të sjelljeve jo të mira në shkollë ose në ndërmarrje të tjera në të cilat realizohet puna edukativo arsimore.

                                                          Kriteret e notimit numerik

                                                                            Neni 5

Kriteri është qëllimi objektiv në bazë të cilit vlerësohet  suksesi I nxënësit në realizimin e qëllimeve arsimore dhe zhvillimin e kompetencave. Kriteret janë të definuara në atë mënyrë që aktivizojnë edhe elemente te kompetencave te përgjithshme dhe te kompetencave  të lëndëve dhe harmonizimin me përfundimet e lëndëve dhe moduleve.

Kriteret unike për notimin numerik për lëndët e veçanta, përcaktohen në nivel të aktiveve profesionale të shkollës.

                                                                            Neni 6

Me notën shkëlqyeshëm (5) notohet nxënësi  I cili është në gjendje që:

1)të aplikoj njohurit, duke përfshirë edhe ato metodike, në situata të panjohura dhe të komplikuara;
në mënyrë të pavarur dhe  dhe kreative sqaron dhe analizon në mënyrë kritike përmbajtjet e komplikuara të tërsive  dhe informatave; vlerëson rëndësinë e teorive, ideve dhe qëndrimeve;

2)zgjedh, ndërlidhë dhe vlerëson llojet e ndryshme dhe burimet e shënimeve.

3)formulon supozimete i verifikon dhe i arsyeton zgjidhjet, qëndrimete dhe vendimet;

4)zgjidh problemet të cilat kanë më shumë zgjidhje, vlerëson dhe arsyeton vendimet dhe aplikon procedurat;

5)shprehet në mënyra të ndryshme ( me gojë, me shkrim,  me grafikë, ne mënyrë praktike, artistike etj.), duke përfshirë shfrytëzimin e teknologjisë informative dhe pershtatë komunikimin dhe mënyrën e komunikimit  dhe menyrën e prezantimit në konteste të ndryshme;

6) zotëron  me teknikat motorike  te cilat kërkojnë  koordinimin e levizjeve të shpejtësisë dhe shkallë të lartë të koordinimit; zotëron me aftësi motorike  në mënyrë që kombinon, rirganizon tërsinë e lëvizjeve   dhe I përshtatë me kërkesat specifike dhe situatat në mënyrë që të reagojnë pozitivisht.

7) në mënyrë të pavarur të kryej punë të komplikuara  duke rrespektuar procedurën standarde, kërkesat  për siguri dhe ruajtjen e ambientit, duke treguar iniciativ  dhe harmonizon ekzekutimin, mënyrën e punës dhe mjetet në situate të reja.

8)I kontribuon punës ekipore duke dhën ide, inicon dhe organizon ndarjen e roleve dhe detyrave;
 respekton mendimin e antarëve të tjerë dhe I ndihmon në realizimin e detyrave të tyre, vecanërisht në situate kur kanë pengesa gjatë punës grupore; është I fokusuar në qëllimin e përbashkët të punës grupore dhe merr përgjegjësinë për realizimin e produktit në afatin e caktuar kohor;

9)përcakton prioritetet dhe rreziqet dhe në bazë të tyre  planifikon dhe realizon  aktivitetet afatshkurta dhe afatgjata dhe përcakton resurset dhe kohën e nevojshme;

10)Në kontinuitet shpreh interesimin  dhe përgjegjësinë  ndaj procesit të tij të punës, rrespekton sygjerimet për përparim dhe I realizon.

                                                                              Neni 7.

Me notën shumë mirë ( 4) notohet nxënësi I cili është në gjendje që:

1)në mënyrë logjike organizon dhe në mënyrë të pavarur interpreton përmbajtjet e tërsive dhe informatave;
2)lidh përmbajtjet dhe konceptet nga lëmit e ndryshme me situatat nga jeta e përditshme;
3)I krahason dhe bën klasifikimin e llojeve të ndryshme të  të shenimeve në bazë të disa kritereve  njëkohësisht;
4)mban qëndrim në bazë të interpretimeve dhe argumenteve të veta;
5)din të analizoj problemin, të bëj zgjedhjen e procedurës adekuate në procesin e zgjidhjes së situatave të reja problematike;
6)shprehet në mënyra të ndryshme (me gojë, me shkrim, në mënyrë grafike, praktikisht, në mënyrë figurative etj), duke përdorur edhe teknologjinë informative dhe e adapton komunikimin situatave të dhëna;
7)zotnon me shkathtësi motorike të cilat kërkojnë kombinime të komplikuara të lëvizjeve, shpejtësinë dhe shkallë të lartë të koordinimit;
8)në mënyrë të pavarur kryen detyra të komplikuara në bazë të procedurës standarde, zgjedh mjetet dhe paisjet në përputhje me detyrën dhe kërkesat e sigurisë dhe ruajtjes së shëndetit dhe ambientit;
9)planifikon dinamikën e punës, organizon aktivitetet në grupe, realizon detyrat e veta  duke pasur para syshë produktin e  përbashkët të planifikuar me punë grupore;
10)planifikon dhe organizon aktivitete afatshkurta dhe afatgjata, përcakton prioritetet, dhe parasheh kohën e nevojshme dhe resurset;
11)në kontinuitete tregon interesim per procesin e vet te mësimit, rrespekton sygjerimet për avansim dhe kryesisht I realizon.

                                                                                 Neni 8

Me notën mirë(3) notohet nxënësi I cili është në gjendje që:

1)Kupton dhe në mënyrë të pavarur spjegon terminologjinë bazë dhe lidhjet në mes tyre;

2)bën klasifikimin e llojeve të ndryshme të shenimeve në kategori bazë në bazë të kriterijumeve të dhëna;

3)din të formulojë qëndrimet e tij ,vlerësimet dhe vendimet dhe mënyrën se si ka ardhur deri te ato;

4)zgjedh dhe aplikon procedurat adekuate në zgjidhjen e situatave problematike në kontekst të njohur;

5)din qartë të paraqesë përmbajtjen e caktuar në përputhje  me kërkesën dhe në mënyr adekuate (me gojë, me shkrim, në mënyr grafike, praktike dhe artistike etj.) duke përfshi edhe shfrytëzimin e teknologjive informative;

6)me aftësitë motorike ekzekuton elemente sipas modelit të demonstrimit;

7)në mënyrë të pavarur kryen detyrat e punës në mënyrë rutinore në bazë të procedurave standard, duke shfrytëzuar mjete dhe paisje në përputhje me kërkesat e sigurisë  dhe ruajtjes së shëndetit dhe ambientit;

8)kryen detyrat e parashtruara na përputhje me qëlimet, rezultatet e pritura  dhe dinamikën e planifikuar të punës në grupe; respekton antarët e ekipit dhe idetë ndryshe;

9)planifikon dhe organizon aktivitete afatshkurte dhe përcakton kohën dhe resurset e nevojshme;

10)shpreh interesim per procesin e tij të punës, rrespekton sygjerimet për avansim dhe pjesërisht I realizon;

                                                                                Neni 9

Me notën mjaftueshëm (2) notohet nxënësi I cili është në gjendje që:

1)njeh dhe kupton terminologjinë bazë  dhe informatat dhe I lidhë ato në bazë të  kriterijumeve të përcaktuara;

2)ka përvetësuar terminologjinë përkatëse;

3)konkludon direkt në bazë të analogjisë dhe krahasimit me rastin konkret;

4)është I aftë që të përcaktoj dhe të paraqesë qëndrimin;

5)aplikon procedurat dhe veprimet adekuate në zgjidhjen e problemeve më të theshta në kontekstin e njohur;

6)din që qartë të paraqesë vecoritë në kuadër të përmbajtjes së caktuar, duke iu përmbajtur kërkesës bazë dhe në mënyrë të caktuar(me shkrim, me gojë, grafikisht, praktikisht dhe artistikisht etj), duke përfshirë dhe shfrytëzimin e teknologjive informative;

7)zotnon me aftësitë motorike bazë dhe I realizon me ndihmë;

8)me instrukcione I kryen detyrat rutinë në bazë të procedurave standard, duke shfrytëzuar  mjetet dhe paisjet në përputhje me kërkesat për siguri  dhe ruajtjen e shëndetit dhe ambijentit;

9)i kryen detyrat e dhëna kryesisht me kërkesë dhe me mbështetjen e antarëve të tjerë të grupit; rrespekton antarët e ekipit dhe idetë e ndryshme ;

10)planifikon dhe organizon aktivitete afatshkurta në bazë të kushteve dhe resurseve me të cilat disponon;

11)kohëpaskohe shpreh interesim  për procesin e tij të mësimit, ndërsa sygjerimet për avansim I realizon me përcjellje të përhershme.

                                                                                 Neni 10

Me notën  pamjaftueshem (dobët)( 1)) notohet nxënësi I cili nuk I plotëson kriteret për notim për notën mjaftueshëm(2) dhe nuk tregon interesim për procesin e tij të mësimit dhe as për përparim.

                                                                                Neni 11

Në lëndët zgjedhore të parapara me ligj, gjegjësisht lëndët  mësimi fetar dhe edukatë qytetare, notohen me notë përshkruese në bazë të realizimit të qëllimeve, përfundimeve, arritjeve dhe angazhimit.

                                    Respektimi I dallimeve individuale gjatë notimit

                                                            Neni 12

Notimi bëhet duke rrespektuar aftësitë e nxënësit, shkallën e aftësive dhe dijes.

Nxënësi me aftësi të larta, I cili kryen shkollimin dhe arsimimin në mënyrë të përshtatshme dhe të begatuar me mënyrën  e aplikimit të planit individual të arsimit, vlerësohet në bazë të qëllimeve të realizuara dhe standardeve të parapara të arritjeve, si dhe në bazë të angazhimit.

Nxënësi I cili ka vështirësi në mësime për arsye të mangësive sociale, të metave në zhvillim, invaliditetit dhe aryeve të tjera, dhe të cilëve u nevoitete përkrahje shtesë gjatë shkollimit dhe edukimit, notohen në bazë të realizimit të qëllimeve dhe standardeve të arritjes në bazë të planit individual edhe gjatë përvetësimit të planit arsimor individual.

Nxënësi nga alinea 3 e këtij neni I cili ka  arritur arsimim dhe edukim në bazë të mënyrës së përshtatur të punës, vlerësohet në bazë të  angazhimit të tij dhe shkallës së arritjes së qëllimeve dhe standardeve të parapara, në mënyrën e cila ka për bazë aftësitë e tij gjuhësore,motorike  dhe mundësit e ndëgjimit, si dhe vëshitrësitë  tjera specifike.

Nxënësi nga alinea  3 I kërtij neni, I cili shkollohet dhe edukohet në bazë të përmbajteve dhe përfundimeve të ndryshuara të planit edukativo-arsimor , notohet në bazë të angazhimit të tij dhe shkalës së realizimit të qëllimeve dhe përfundimeve të punës edukativo arsimore.

Nxënësi I cili arrinë shkollimin dhe edukimin  sipas planit individual të arsimit  dhe nuk I plotëson kërkesat sipas qëllimeve të përshtatura dhe përfundimeve të punës edukativo –arsimore, I reduktohet plani arsimor.

                                                             Mënyra dhe procedura e notimit

                                                                                 Neni 13

Për arsye të planifikimit të punës  dhe përcjelljes së mëtutjeshme të avansimit të nxënësit, arsimtari në fillim të të vitit shkollorë vlerëson shkallën e zhvillimit të kompetencave të nxënësit  në kuadër  të lemisë së caktuar, lëndës, modulit ose temës me rëndësi për arsimin në atë vit shkollorë(në tekstin e më poshtëm: vlerësim fillestar).
Kurë mësimdhënja realizohet sipas modelit Dual të arsimit, arsimtari- koordinatori I mësimdhënjes gjat punës, zbaton vlerësimin fillestar në bashkëpunim me instruktorin nga ndërmarrja në të cilën zhvillohet mësimi gjat punës.

 Pregatitjet për realizimin e vlerësimit fillestar arsimtari e realizon në bashkëpunim me arsimtarët e lëndës së njejtë.

Rezultati i vlerësimit fillestar nuk notohet numerikisht, por nxënësit I jepet informata kthyese për arrritjet.

Rezultatet e arritjeve fillestare shfrytëzohen edhe si e dhënë për avansim të punës së shkollës në lëmin e arsimit dhe mësimit.

                                                                           Neni 14

Notimi realizohe me aplikimin e metodave dhe teknikave të cilat arsimtari I zgjedh në përputahje me kriteret për notimin dhe përshtatjen e nevojve për specifikat e zhvilimit të fëmisë.

Notimi I mësimit praktik dhe ushtrimeve  në shkollimin professional, realizohet edhe me vlerësimin e njohurive praktike, aftësive dhe kompetencave të nxënësit në procesin e realizimit të punimit praktik, përdorimit të instrumenteve, materijalit, mjeteve dhe paisjeve, përdorimit të terminologjisë profesionale, zbatimit të masave të sigurisë dhe shëndetit në punë ndaj vehtes, dhe të tjerëvve dhe ambientit që e rrethon. Me provimin me shkrim dhe me gojë verifikohen njohja dhe të kuptuarit e procedurave të realizimit të veprimeve më të vështira me përcjelljen e proceseve të punimit të detyrës së punës me ndihmën e instrumenteve të ndryshme/protokolleve për vëzhgim, vlerëson saktësia, korektësia, shpejtësia dhe preciziteti në kryerjen e veprimit.

Arsimtari-koordinator I mësimit gjatë punës vlerëson nxënësit në bazë të shënimeve të grumbulluara mbi arritjet e nxënësit nga instruktori si dhe në vëzhgimin e dretëpërdrejt në realizimin e mësimit gjatë punës dhe rezultatet e vlerësimit aftësive praktike të cilat zbatohen te punëdhënësi dhe në shkollë.

Arritjet e nxënësve notohen edhe në bazë të aktivitetve dhe rezultateve të punës, sic janë:

1)fjalimet dhe paraqitjet (paraqitjet artistike, aktivitetet sportive, ekspozitat, rezultatet e hulumtimeve, raportet, pjesmarrja ne debate dhe diskutime , zgjidhje te dizajneve, punimet praktike, pjesmarrja ne gara etj.);

2.rezultatet e punes(modelet, maketet, posterat, punet grafike, vizatimet, esetë, detyrat e shtepise, prezantimet etj.);

3.pjesmarrja dhe angazhimet ne forma te ndryshme te punes ekipore dhe ne projekte , duke përfshirë edhe projektet interdiscipinare;

4.pjesmarrja në aktivitete të vetëvlerësimit dhe vlerësimit të moshatarëve;

5.përmbledhja e punimeve të zgjedhura- portofolio etj.

Kriteret unike te notimit patjetër duhet të jenë të harmonizuar në nivel të këshillave profesionale në kuadër të lëndëve të njejta ose lëndëve të ngjajshme dhe të miratuara në kolegijumin pedagogjik. Notimi nga lënda e njejtë në një shkollë realizohet në kritereve të njejta  ose kriterijumeve krahasuese dhe instrumenteve të notimit.

                                                                               Neni 15

Orari I verifikimeve me shkrim më të gjata se 15 minuta evidentohen në ditarin e punës dhe shpallet për cdo paralele në tabelën e shpalljeve të shkollës, gjegjësisht në faqen zyrtare të shkollës në internet katër herë gjatë vitit shkollor në bazë të planit vjetorë të punës.

Në bazë të orarit nga paragrafi 1 të këtij neni mundë të planifikohet më së shumti një verifikim gjatë ditës, gjegjësisht më së shumti tre verifikime nga paragrafi 1 I këtij neni në javë.

Orari nga paragrafi 1 I këtij neni dhe ndryshimin e  orarit e përcakton këshilli I paraleles në sygjerim të kolegiumit pedagogjik.

Orari mund të ndryshoj me propozim të arsimtarit, me pëlqim të Këshillit të paraleles.ndryshimin e orarit e vërteton drejtori I shkollës. Orari I ndryshuar shpallet në të njejtën mënyrë si edhe orari nga neni 1 I këtij paragrafi.

Arsimtari është I obliguar që të informoj nxënësit për përmbajtjet mësimore  të cilat do të verifikohen në bazë të orarit nga paragrafi 1 I këtij neni më së voni 5 ditë para ditës së caktuar për verifikim.

                                                                              Neni 16

Verifikimi dhe përcjellja e të arriturave të nxënësve shpallet në cdo orë.

Nxënësi gjatë një ore mundë të notohet vetëm një here.

Nota e fituar pas verifikimit me shkrim të arritjeve  evidentohet në ditarin e punës në afat prej 8 ditëve nga dita e verifikimit.

Nëse pas verifikimit me shkrim të arritjeve, më shumë se gjysma e nxënësve  të një paralele ka fituar  notën e pamjaftueshme, verifikimi me shkrim duhet të përsëritet për nxënësit të cilët kanë marrë notë të dobët dhe për nxënësit të cilët janë të pa kënaqur me notën.

Verifikimi nga paragrafi 4 I këtij neni përsëritet një herë  dhe mundë të organizohet në orën e mësimit plotësues. Me rastin e planifikimit të përsëritjes së vlerësimit , arsimtari është I obliguar që të rrespektoj dispozitat e nenit 15 paragrafi 2 të kësaj rregullore.

Para organizimit të verifikimit të përsëritur, arsimtari është I obliguar që të mbajë mësimin plotësues, gjegjësisht që të organizoj punën plotësuese.

Nxënësi dhe prindi kanë të drejtë që të kërkojnë arsyetimin e notës, si dhe të drejtën që të shohin punën e nxënësit(punimin me shkrim, detyrat kontrolluese, testet,punimet e punës praktike, prezantimetetj.)në bazë të cilave është dhënë nota.

Këshilli I arsimtarëve , këshillat e paraleleve dhe këshillat profesionale planifikojnë, përcjellin notimin dhe propozojnë masa për avansimin e kualitetit në notim dhe arritjeve të nxënësve.

Në kuadër të masave për avansimin e kualitetit të notimit dhe arritjeve të nxënësve përcaktohet plani I organizimit të mësimit plotësues me nxënësit të cilët kanë vështirësi në zotërimin e programit në lëndë të caktuara.

Për nxënësin i cili me arsye ka munguar nga procesi mësimor më gjatë se 15 ditë pune në kontinuitet , shkolla është e obliguar që të përpiloj planin e notimit dhe për këtë të njohtoj nxënësin dhe prindin, duke pasur parasyshinteresin më të mirë ët nxënësit.

                                                              Nota përfundimtare nga lënda

                                                                               Neni 17

Nxënësi notohet së paku tre herë në gjysëmvjetor.
Përjashtimisht, nëse fondi javor I lëndës është më I vogël se dy orë, nxënësi notohet së paku dy herë në gjysëmvjetor.

Notën përfundimtare e vërteton këshilli I paraleles në propozim të arsimtarit të lëndës.

Nota përfundimtare është numerike dhe vërtetohet në bazë të gjitha notave nga fillimi I vitit shkollor dhe përcjellja e zhvillimit , avansimit dhe angazhimit të nxënësit dhe shënimeve të grumbulluara në dokumentacionin pedagogjik të arsimtarit.

Nota përfundimtare nga lënda zgjedhore mësimi fetarë është: dallohet, mirë dhe kënaq.

Nota përfundimtare nga lënda zgjedhore edukatë qytetare është: shumë I suksesshëm dhe
 I suksesshëm.

Nxënësit të shkollës së muzikës dhe shkollës së baletit  në fund të gjysëmvjetorit të dytë është I mbyllet nota vjetore nga lënda kryesore. Nëse nota vjetore është positive nxënësi I nënshtrohet provimit vjetor nga lënda kryesore.

 Në provimin vjetor nga lënda kryesore, notën përfundimtare e vërteton komisioni  me shumicë votash nga numri I përghithëm I antarëve të komisionit, në bazë të ligjit, në bazë të dijes dhe aftësive të treguara në provim, notës vjetore në fund të gjysëmvjetorit të dytë dhe realizimit të qëllimeve dhe përfundimeve të përcaktuara. Nota e komisionit është përfundimtare, gjegjësisht nuk verifikohet në këshillin e paraleles.       

Nxënësi I shkollës së muzikës ose baletit e kalon provimin vjetor edhe nga provimi i përcaktuar me plan programin arsimor në mënyrën e përcaktuar në paragrafin 7 dhe 8 të këtij neni.

Nxënësi I cili nuk është notuar së paku 3 herë gjatë gjysëmvjetorit nuk mundë ti vërtetohet nota përfundimtare, përjashtimisht rasteve kur  është e rrezikur siguria dhe shëndeti i nxënësit dhe të punsuarve dhe është pamundësuar notimi i nevojshëm.
Përjashtim nga pika 10 i këtij neni,  në rastet kur fondi javor I lëndës është më i vogël se dy orë, atëher nxënësit mund ti vërtetohet nota nëse është notuar së paku dy herë në gjysëmvjetor.

Në rastet kur për shkak të rrezikut të sigurisë së dhe të shëndetit të  nxënësit dhe të punsuarve nuk është e mundur të notohet nxënësi aq sa është paraparë, nxënësit mund ti vërtetohet nota përfundimtare nëse është notuar një herë në gjysëmvjetor.

Arsimtari I lëndës I cili nuk ka përcaktuar numrin e paraparë të notave gjatë gjysëmvjetorit është I obliguar që nxënësit të rregullt I cli nuk ka numër të përcaktuar të notave ti vendosë notën në orë të rregullt ose në orën e mësimit plotësues gjatë gjysëmvjetorit( javën e fundit të procesit mësimorë) në prezencë të kujdestarit të klasës, antarit të aktivit profesional, bashkëpuntorit profesional(pedagogut , psikologut) ose një grupi të nxënësve.

Nëse arsimtari I lëndës për çfardo arsye, nuk ka mundësi që të organizoj orën si në pikën 12 të këtij neni, shkolla është e obliguar që të siguroj ndërrimin profesional adekuat.

Në rrethanat kur dy e më shumë arsimtar propozojnë notë e vetme:

1)Propozimi për notën përfundimtare nga lenda e caktuar percaktohet si mesatare aritmetikore e propozimit të notave të përfunduara të secilit arsimtar dhe në bazë të mendimeve të harmonizuara të dy e më shumë arsimtarë në raport me kriteret e përcaktuara;

2)nuk mundë të përcaktohet nota pozitive në qoftë se arsimtari I një pjese të lëndës propozon notë të pamjaftueshme.

Nota përfunfimtare për sukses nga lënda nuk mundë të jetë ma e vogël se:

1)shkëlqyeshëm (5), në qoftë se mesatrja aritmetikore  e të gjitha notave është së paku 4.50;

2)shumë mirë (4) në qoftë se mesatarja aritmetikore e të gjitha notave është prej 3.50 deri 4.49;

3)mirë (3) në qoftë se mesatarja aritmetikore e të gjitha notave është prej 2.50 deri 3.49;

4)mjaftueshëm (2) në qoftë se mesatarja aritmetikore e të gjitha notave është prej 1.50 deri 2.49;

Nota përfundimtare për sukses nga lënda është e pamjaftueshme(1) në qoftë se mesatarja aritmetikore e të gjitha notave është më e vogël se 1.50.

Nota përfundimtare e suksesit nga lënda përjashtimisht mundë të jetë edhe nota më e madhe induvidualisht e shënuar në ditar e fituar me cilën do teknikë të verifikimit të njohurive.

Këshilli I paraleles mund ta ndryshoj propozimin e notës përfundimtare  të arsimtarit të lëndës ekskluzivisht në bazë të arsyetimit në bazë të kritereve të përcaktuara me këtë rregullore.

Këshilli I paraleles e përcakton notën e re me votim.

Nota e verifikuar në bazë të pikës 19 të këtij neni evidentohet në ditarin e punës te rubrika vërejtje, ndërsa në prcesverbalin e këshillit të paraleles  arsyetohet gjërësisht.

Nota përfundimtare e verifikuar në këshillin e paraleles evidentohet në ditarin e punës në rubrikën e caktuar.

                                                                                    Neni 18

Nota përfundimtare e modulit të pavarur përcaktohet në fund të gjysëmvjetorit të dytë.

Në qoftë se nxënësi ka notën e pamjaftueshme nga moduli I pavarur në fund të gjysëmvjetorit të parë arsimtari I lëndës është I obliguar  të organizoj mësimin plotësues për pregatitjen e nxënësit dhe të realizoj notimin në lidhje me përmirësimin e notës me prezencën e kujdestarit të klasës ose bashkëpuntorit profesional ose në orën e mësimit plotësues gjatë gjysëmvjeorit. 

                                                                                    Neni 19

Nxënësi I cili në fund të gjysëmvjetorit të parë nuk është notuar, në bazë të Ligjit të veçant, në një ose më shumë lëndë për arsye të mungesës në mësim, nuk I vërtetohet suksesi I përgjithshëm në fund të gjysëmvjetorit të parë.

Nxënësi nga paragrafi 1 I këtij neninë rubrikën në kuadër të formularatit të evidencësgjegjësisht në formularin e dokumentit publiknë të cilën paraqitet suksesi I përgjithshëm, vendosen fjalët “suksesi nuk është përcaktuar”.

Nxënësit të cilit në gjysëmvjetorin e parë I është përcaktuar nota përfundimtare nga lënda,  e I cili në gjysëmvjetorin e dytë nuk është notuar, para se të referohet për provim klasor, shkolla duke e pasë para syshë interesin e nxënësit mundë ti mzndësoj notimin në bazë të ligjit të veçant.

                                                                        Notimi i sjelljes së nxënësit

                                                                                     Nenei 20

Sjellja e nxënësit notohet numerikisht, së paku dy herë gjatë gjysëmvjetorit, si dhe në fund të gjysëmvjetorit dhe ndikon në suksesin e përgjithshëm.

Sjellja e nxënësit në shërim më të gjatë shtëpiak dhe spitalor, nxënësit I cili merr arsim dhe edukim në shtëpi  si dhe nxënësin për të  cilin është organizuar mësimi në largësi, notohet.

Sjellja e nxënësit të çrregullt nuk notohet.

Në notën e sjelljes nuk ndikojnë notat e lëndëve.

Shkolla është e obliguar që në kontinuitet të përcjell, analizoj dhe me kohë të merr masa me qëllim të zhvillimit të sjelljes së përgjegjëshme të nxënësit dhe të gjithëpjesmarrësvenë procesin edukativo-arsimor.

            Kriteret për përcaktimin e notës numerike të sjelljes gjatë gjzsëmvjetorit

                                                                       Neni 21

Në notën përfundimtare të sjelljes gjatë vitit shkollor  ndikojnë msat educative dhe edukativo/diciplinore të shqiptuara për shkelje të lehtë të nxënësit të parapara me me aktin e përgjithshëm të shkollës, si dhe për shkelje të rënda të obligimeve si dhe për shkelje të ndalesave të përcaktuara me Ligj, duke përfshirë edhe ate se sa herë me bazë nxënësi është larguar nga procesi mësimor I cili përfshin mësimin e obliguar si dhe format tjera të punës edukativo arsimore.

1.për shqiptimin e masës qortim I kujdestarit të klasës nxënësit I vërtetohet nota e sjelljes-shumë mirë (4)
2. për shqiptimin e masës qortim I këshillit të paraleles nxënësit i vërtetohet nota e sjelljes- mirë (3)
3. për shqiptimin e masës qortim I drejtorit nxënësit I vërtetohet nota e sjelljes-mjaftueshëm (2)
4. për shqiptimin e masës qortim I këshillit të arsimtarëve nxënësit I vërtetohet nota e sjelljes-pamjaftueshëm (1)

Nxënësit I cili mungon pa arsye nga procesi mësimor i vërtetohet nota nga sjellja gjatë gjysëmvjetorit të parë dhe gjysëmvjetorit të dytë, në qoftë se pas masave të ndërmarruna me kohë dhe aktiviteteve të shtuara të punës edukativedhe informimit të prindit nuk ka pasur ndryshime positive në sjelljen e nxënësit.

Me notën shembullore (5)notohet  nxënësi i cili  ka realizuar këto kushte:

-Dallohet në plotësimin e obligimeve shkollore të cilat kanë të bëjnë me procesin mësimor dhe format e tjera të punës përveç rasteve kur është penguar me arsye;
-paraqet shembull për të tjerët në raportet të cilat I vendos me nxënësit dhe të punsuarit e tjerë në shkollë;
-dallohet në krijimin e afmosferës miqësore dhe zgjidhjes konstruktive të konflikteve tek moshatarët e tij;
– me sjelljet e tij dhe inicijativat të cilat I ndërmerr promovon vlerat positive, humane, solidaritet dhe përgjegjësi ndaj vehtes dhe të tjerëve rreth tij;

Me notën e sjelljes shumë mirë (4) notohet nxënësi i cili ka realizuar këto kushte:
-ka munguar nga procesi edukativo arsimor pa arsye 8 orë;
-I plotëson obligimet e shkollës të cilat kanë të bëjnë në në mësimdhënje dhe format tjera të punës, përveç në rastet pengesave të arsyeshme;
– tregon korrektësi në arport me nxënësit dhe të punësuarit në shkollë;
-I pranon dhe i zbaton rregullat e krijimit të atmosfërës së shoqërore dhe zgjidhjes konstruktive te konflikteve  në qarqet e bashkëmoshatarëve;
-mer përgjegjësinë për veprimet e veta, gjegjësisht e korigjon sjelljen e tij pas vërejtjes ose pas shqiptimit të masës educative.

Me notën e sjelljes mirë (3) notohet sjellja e nxënësit I cili I ka plotësuar këto kushte:
-pa arsye ka munguar më së shumti 15 orë;
-kohë pas kohe ekzistojnë situate kur është e nevojshme ti tërhiqet vërejtja për plotësimin e obligimeve shkollore në lidhje me mësimin dhe format e tjera të punës;
– kohë pas kohe ekzistojnë situate kur është e nevojshme ti tërhiqet vërejtja në obligimin për sjellje korekte ndaj të punësuarve dhe nxënësve në shkollë;
– kohë pas kohe ekzistojnë situate kur është e nevojshme ti tërhiqet vërejtja në rregullat e krijimit të atmosferës shoqërore dhe sjelljes konstruktive të zgjidhjes së konflikteve mes moshatarëve;
-pranon përgjegjësinë për veprimet e tij dhe I korigjon në punën e shtuar edukative;

Me notën e sjelljes mjaftueshem (2) notohet nxënësi I cili plotëson këto kushte:
-ka munguar me arsye më së shumti 25 orë;
-shpeshëherë duhet tërhequr vërejtja në plotësimin e obligimeve shkollore të cilat kanë të bëjnë me procesin mësimor dhe format e tjera të punës;
-shpeshëherë duhet tërhequr vërejtja ndaj obligimit të sjelljes korekte ndaj të punësuarve dhe nxënësve në shkollë, pas së cilave kryesisht mungon përmirësimi I sjelljes;
-shpeshëherë duhet tërhequr vërejtja në rregullat e krijimit të atmosferës shoqërore dhe zgjidhjes konstruktive të problemeve mes moshatarëve, pas së cilave kryesisht mungon përmirësimi I sjelljes;
-kryesisht nuk merr përgjegjësi për veprimet e tij, për çka edhe mungon korrektimi nga puna e shtuar educative.

Me notën e sjelljes pamjaftueshëm (1) notohet nxënësi I cili I plotëson këto kushte:
-ka munguar nga procesi mësimor më shumë se 25 orë;
– edhe pas vërejtjeve dhe punës së sforcuar educative nuk I plotëson obligimet shkollore të cilat kanë të bëjnë me mësimdhënjen dhe format e tjera të punës;
-shpeshëherë I shkel rregullat e sjelljes korekte ndaj nxënësve dhe të punësuarve në shkollë, pas së cilave mungon përmirësimi I sjelljes;
-shpeshëherë I shkelë rregullat e kultivimit të ambientit shoqëror dhe sjelljes konstruktive të zgjedhjes së problemeve mes moshatarëve, pas të cilave mungon përmirësimi I sjelljes;
-nuk merr përgjegjësi për veprimet e tij, gjegjesisht për shkeljen e rregullave;
-nuk përmirëson sjelljet e tij edhe pas masave educative të shtuara.

                                                                                 Neni 22

Shkolla është e obliguar që mungesat e evidentuara të nxënësit ti vërtetoj si të arsyeshme ose të paarsyeshme menjëher e më së voni në afat prej 8 ditësh nga dita e kthimit të nxënësit në procesin mësimor.

                                                             Nota përfundimtare e sjelljes

                                                                               Neni 23

Nota e sjelljes në fund të gjysëmvjetorit të parë dhe të dytë është numerike, edhe ate:
shembullore (5), shumë mirë (4), mirë (3), mjaftueshëm (2) dhe pamjaftueshëm (1), dhe secila nga notat e lartëpërmendura ndikon në suksesin e përgjithshëm të nxënësit.

Në notën nga paragrafi 1 i këtij neni ndikojnë edhe masat edukative dhe edukativo-diciplinore të shqiptuara ndaj shkeljeve të lehta të nxënësit të parapara me aktet e përgjithshëm të shkollës, për shkelje të rënda të obligimeve të nxënësit dhe shkeljen e ndalesave të parapara me Ligj, si dhe nga fakti se sa herë nxënësi ka qenë i larguar me të drejtë nga procesi mësimor i obliguar si dhe nga format e tjera të punës edukativo mësimore.

Notën përfundimtare të sjelljes e vërteton këshilli i paraleles në propozim të kujdestarit të klasës në fund të gjysëmvjetorit të parë dhe të dytë, në bazë të përceptimit(vlerësimit) të personalitetit dhe sjelljes së nxënësit në përgjithësi, vlerësimit të sjelljes së tij të përgjithshme dhe përmbushjes së obligimeve të të tij të parapara me Ligj si dhe masava të shqiptuara edukative dhe edukativo -diciplinore, ndërmarrjes së aktiviteteve dhe efekteve të tyre  e sidomos në bazë të raportit (sjelljes) së tij me:
1)obligimet shkollore dhe të drejtat dhe obligimet e tij;
2)nxënësve të tjerë;
3)të punësuarve në shkollë dhe ndërmarrje të tjera në të cilat realizohen ndonjëra nga format e punës edukativo arsimore;
4)pasurisë së shkollës, pasurisë së personave të tjerë ose ndërmarrjeve në të cilat realizohet mësimi ose ndonjëra nga formate punës edukativo-arsimore;
5)mrojtja dhe ruajtja e ambientit jetësor;
6)punës së dobishme shoqërore dhe aktiviteteve humanitare.

Gjatë mbyllje së notës, këshilli I paraleles merr parasyshë edhe angazhimin e nxënësit edhe në aktivitetet jashtë mësimore, në përputhje me programin shkollor(aktivitetet e lira, kooperativa e nxënësve, mbrojtja e ambientit jetësor, mbrojtja nga dhuna, nga keqëtrajtimet dhe neglizhenca, punës së dobishme shoqërore, dhe aktivitetet hmanitare, programet preventive të formave të tjera të rrezikshme të sjelljes, aktiviteteve kulturore të shkollës), vlerësimit të sjelljes së tij dhe kryerjes së obligimeve të parapara me Ligj.
Nota e sjelljes përmirësohet në propozim të kujdestarit të klasës më së voni në fund të gjysëmvjetorit të parë dhe të dytë atëher kur nxënësi tregon ndryshime pozitive të sjelljes së tij dhe merr përgjegjësi për veprimet e tij pas tërheqjes së vrejtjes për sjelljet e tij ose pas punës së shtuar edukative, pas shqiptimit të masës edukative, gjegjësisht masës edukativo-diciplinore.

Në qoftë se vjen deri te ndryshimet pozitive të sjelljes së nxënësit, nota e tij e sjelljes mundë të jetë më e madhe se mesatarja aritmetikore e të gjitha notave të vërtetuara.

Në qoftë se vjen deri te ndryshimet negative të sjelljes së nxënësit, nota e tij e sjelljes mund të jetë më e vogël se mesatarja aritmetikore e të gjitha notave të vërtetuara.

                                                                               Notimi në provim

                                                                                    Neni 24

Nota në provim vlerësohet në bazë të nivelit të realizimit të qëllimeve të parapara, rezultateve, standardeve të arritjeve të nxënësit dhe standardeve të kualifikimit me shumicë votash nga numri I përgjithshëm I antarëve të komisionit, në përputhje me Ligjin. Nota e komisionit është përfundimtare.

Nxënësi mundet brenda ditës ti nënshtrohet provimit vetëm nga një lëndë.

                                                                  Suksesi I përgjithshëm I nxënësit

                                                                                   Neni 25

Suksesi I përgjithshëm I nxënësit vërtetohet në përputhje me ligjin.

Suksesi I përgjithshëm nuk I vërtetohet nxënësit I cili ka notë të pamjaftueshme nga lënda ose është I pa notuar nga lënda deri sa të përfundojë procedura e notimit.

Nota përshkruese nga lënda nuk ndikon në suksesin e përgjithshëm të nxënësit.

Suksesi I përgjithshëm nuk vërtetohet as në rastin kur nxënësi është I pa notuar nga lënda e cila notohet me notë përshkruese.

                                                                  Informimi mbi notimin

                                                                                  Neni 26

Në fillim të vitit shkollorë arsimtari është I obliguar që në mënyrë të duhur të formon nxënësin për qëllimet e parapara, standardet e arritjeve dhe rezultatet e mësimit.

Në fillim të vitit shkollor nxënësit, prindërit gjegjësisht kujdestarët informohen për kriteret, mënyrën, procedurat, dinamikën, orarin e notimit nga lënda dhe nga sjellja.

Kujdestari I klasës është I obliguar që  me kohë e së paku katër herë gjatë vitit shkollor, ne menyrë të duhur ti informoj prindërit  për arritjet e nxënësit, përparimin, motivimin për mësim dhe avansimin, sjelljet dhe rregullsinë e vijimit të mësimit dhe pyetjet tjera të rëndësishme për arsimim dhe edukim.

                                                                  Evidenca mbi suksesin e nxënësit

                                                                                    Neni 27

Arsimtari në procedurën e notimit grumbullon dhe evidenton shenime  mbi arritjet e nxënësit, procesit të mësimit, avansimit dhe zhillimit të nxënësit gjatë vitit në ditarin e punës dhe në dokumentacionin e tij pedagogjik në përputhje me ligjin dhe me këtë rregullore.

Shënimet e vendosura  në dokumentacionin pedagogjik mund të shfrytëzohen për informimin e prindit, në  rastet kur vendoset me kundërshtim ose ankesë për notën në procesin e vetëvlerësimit dhe vlerësimit të jashtëm të kualitetit të punës së institucionit.

                                                                     Dispozitat përfundimtare

                                                                                 Neni 28

Ditën e hyrjes në fuqi të kësaj rregullore pushon së vepruari Rregullorja mbi notimin e nxënësve në shkolla të mesme (G.z.RS.nr.82/15, 59/20 dhe 95/22).

                                                                                 Neni 29

Kjo rregullore hynë në fuqi ditën e tetë nga dita e shpalljes në Gazetën zyrtare të Republikës së Serbisë.

     Preshevë                                                                

     05.02.2024

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sqAlbanian
Verified by MonsterInsights