• 25 March, 2026

Shkolla e Mesme Teknike “Presheva” në Preshevë ka kënaqësinë të njoftojë opinionin publik se, me vendim të Ministrit të Arsimit, dje është emëruar ushtruesi i detyrës së drejtorit të ri në institucionin tonë z. Bekim Kurtishi, me rastin e daljes në pension të drejtorit të deritanishëm z. Telat Arifi.

Pas një periudhe të gjatë përkushtimi dhe pune të palodhshme, drejtori i deritanishëm, z. Telat Arifi, përmbyll me sukses një kapitull të rëndësishëm në historinë e shkollës sonë, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në zhvillimin dhe avancimin e arsimit.

Sot, në ambientet e shkollës, u zhvillua ceremonia zyrtare e pranimit dhe dorëzimit të detyrës, në një atmosferë respekti dhe mirënjohjeje. Drejtori i ri mori zyrtarisht përgjegjësinë për udhëheqjen e institucionit, duke shprehur gatishmërinë për të vazhduar punën në funksion të përmirësimit të cilësisë së arsimit dhe mirëqenies së nxënësve.

Drejtorit të ri i urojmë suksese në detyrën e tij, duke besuar në një bashkëpunim të frytshëm dhe arritje të reja në të ardhmen.

Verified by MonsterInsights