Currently Empty: $0.00
Orari i paraqitjes dhe dhënies së të gjitha llojeve të provimeve për nxënxësit e viteve përfundimtare për vitin shkollor 2022/2023
1. Mësimi i rregullt për nxënësit e viteve përfundimtare përfundon më 30.05.2023. (e marte);
2. Kompenzimi i orëve për realizimin e planprogrameve do të bëhet më datë 31.05. dhe 01.06.2023;
3. Paraqitja e provimeve klasore do të bëhet më datë 30.05.2023;
4. Dhënia e provimeve klasore më do të bëhet më datë 31.05.2023. dhe 1.06.2023 duke filluar nga ora 09:00;
5. Lëshimi i numrave të protokolit për dëftesat e viteve përfundimtare do të bëhet më datë 02.06.2023;
6. Paraqitja e provimeve përfundimtare dhe provimeve të maturës do të bëhet më datë 05.06.2023;
7. Dhënia e testeve për verifikimin e njohurive teorike sipas profileve arsimore do të bëhet si vijon:
– Teknik – motër medicinale më datë 06.06. 2023 duke filluar nga ora 12:00;
– Elektroteknik i teknologjisë së informacionit më datë 08.06.2023. nga ora 10:00;
– Teknik i komunikacionit rrugor më datë 08.06.2023. duke filluar nga ora 10:00;
– Administrator financiar më datë 08.06. 2023 duke filluar nga ora 11:00;
– Teknik për dirigjim kompjuterik të makinave (CNC) më datë 14.06.2023. nga ora 10:00;
8. Dhënia e provimit me shkrim nga gjuha amtare në kuadër të provimit maturës do të mbahet më 07.06.2023. duke filluar nga ora 10:00;
9. Dhënia e pjesës praktike të provimit sipas profileve arsimore do të mbahet si në vijim:
– Teknik – motër medicinale më datë 08.06. dhe 09.06.2023 duke filluar nga ora 10:00;
– Kujdesi shëndetësor (mësimi në gjuhën serbe) më date 09.06. 2023 në orën 10:00;
– Elektroteknik i teknologjisë së informacionit më datë 09.06.2023. me fillim në orën 10:00;
– Elektroteknik i rrjeteve dhe paisjeve më datë 09.06.2023, me fillim në orën 10:00;
– Elektroinstalues më datë 09.06.2023. me fillim në orën 10:00;
– Teknik i komunikacionit rrugor më datë 09.06.2023 me fillim në orën 10:00;
– Administratori financiar më datë 09.06.2023, me fillim në orën 10:00;
– Teknik për dirigjim kompjuterik të makinave (CNC) më datë 15.06.2023, nga ora 10:00.
10. Lëshimi i numrave të protokolit të diplomave për provimet përfundimtare dhe maturës do të bëhet më datë 16.06.2023.
11. Dorëzimi solemn i diplomave do të bëhet më datë 23.06.2023, me fillim në orën 10:00.
Ne Preshevë 26.05.2023 | VV | Drejtori Telat Arifi |