• 10 Tetor, 2022

Lajmërohen të gjithë mësimdhënësit të cilët japin mësim në paralelet në të cilat ka nxënës të cilët ndjekin mësimin sipas planit individual arsimor PIA-2, se janë të obliguar që ti dorëzojnë planet e personalizuara për nxënësit  të cilët mësojnë sipas programit të personalizuar PIA-2 deri më datë 17.10.2022(e hënë).

Të gjithë mësimdhënësit të cilët kanë vështirësi në përpilimin e planit të personalizuar udhëzime mund të marrin tek shërbimi PP.

Vlerësimi i nxënësve  të cilët mësojnë sipas programit të personalizuar PIA-2,përpos në ditar fillimisht bëhet duke e plotësuar formularin nr.5(përcjellja dhe vlerësimi  i PIA-s)  dhe  ky formularë i cili është i personalizuar për secilin nxënës dorëzohet tek shërbimi pedagogjiko-psikologjik në fund të gjysëmvjetorit të parë poashtu në fund të gjysëmvjetorit të dytë.

Drejtori i shkollës                                                                  Shërbimi PP 

______________                                                                 _______________

 Preshevë,10.10.2022     

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sqAlbanian
Verified by MonsterInsights