Currently Empty: $0.00
Lajmërohen të gjithë mësimdhënësit të cilët japin mësim në paralelet në të cilat ka nxënës të cilët ndjekin mësimin sipas planit individual arsimor PIA, se janë të obliguar që ti dorzojnë planet për nxënësit të cilët mësojnë sipas programit të personalizuar PIA, në zyrën e shërbimit PP ose në formë elektronike në emailin amireahmedi@hotmail.com
Mësimdhënësit të cilët kanë vështirësi në përpilimin e planit të personalizuar udhëzime mund të marrin tek shërbimi PP.
Të gjithë mësimdhënësit,nëse hetojnë ndonjë nxënës që ka vështirësi në arritjen e qëllimeve të parapara në plan-program,të njoftojnë shërbimin PP, dhe me lejen e prindit ,ti fillohet procedura e përpilimit të planit individual arsimor.
Plan-programi PIA ,poashtu duhet të përpilohet duke u bazuar në udhëzimet e dhëna nga ana e Ministrisë së Arsimit.
Drejtori i shkollës Shërbimi PP
Telat Arifi Amire Ahmedi
Preshevë: 05.09.2023