• 20 December, 2024

L A J M Ë R I M

Lajmërohen mësimdhënësit e ShMT „Presheva“ në Preshevë se sipas  vendimit të qeverisë së R.Serbisë gjysmëvjetori  i  parë mbaron më 23.12.2024 (e hënë).

Në datat 24-25 dhjetor 2024 (e martë dhe e mërkurë), mësimdhënësit duhet të bëjnë një orar në mënyrë që nxënësve të cilët nuk janë të kënaqur me notat t’u jepet mundësia t’i përmirësojnë ato.

          Mbledhjet e këshillit të paraleleve nga vitet e I-ra deri të IV-tat mbahen më _26.12.2024 (e enjte ) sipas këtij orari:

          Kl. I-ra,  prej orës     10:00 –  10:30

                        Kl. II-ta, prej orës     10:30 –  11:00

                      Kl.  III-ta, prej orës     11:00 –  11:30

                        Kl.  IV-ta, prej orës       11:30 -12:00       

          Mbledhjet me prindër (komunikimi i suksesit) do të mbahen më _27.12.2024 (e_premte_) sipas këtij orari:

                   Ndërrimi i parë  prej  orës 1000-1100

                    Ndërrimi i dytë prej  orës  1100-1200

– Мë 27.12.2024 (e shtunë) kartelat (fletëzat) për prindër (suksesi per secilin  nxënës) kujdestarët e paraleleve  mund tʼi marrin te pedagogu i shkollës  për  ndërrimin e parë   prej  orës 930 1000 dhe për ndërrimin e dytë prej  orës 1030 -1100.

-Më 30.12.2024 (e hënë) deri  në orën  1200  dorëzohen tabelat (raportet)  e suksesit nga ana e kujdestarëve në mënyrë elektronike.

Të dhënat e parapara në ditarët elektronik duhet të jenë të plotësuar si nga ana e kujdestarëve, por edhe të mësimdhënësve.

-Pushimi dimëror për nxënës fillon prej datës 24.12.2024 (e martë) dhe përfundon më datë17.01.2025 (e premte).

-Мë 20.01.2025 (e hënë) fillon gjysmëvjetori i dytë dhe atë:

Në ndërrimin  e  parë mësojnë  kl. II-ta dhe të IV-ta mësimi në gjuhën shqipe, dhe mësimi në  gjuhën serbe, kurse në ndërrimin e dytë mësojnë kl.I-ra dhe të III-ta, mësimi në gjuhën shqipe.

Gjatë pushimit  dimëror, këshillat  profesionale janë të  obliguar t´i  mbajnë  mbledhjet e veta dhe të shqyrtojnë suksesin  dhe disciplinën  e nxënësve, realizimin  e  plan-programeve mësimore të të  gjitha formave dhe parapërgatitjen për temat e maturës etj.

        -Mbledhja e kolegjiumit  pedagogjik  dhe këshillit të  arsimtarëve do të mbahen  më vonë.

V ë r e j t j e: Në mbledhjet e këshillit të paraleleve janë të obliguar të marrin pjesë të gjithë mësimdhënësit.

Preshevë, 20.12.2024 Drejtori: Telat Arifi

Leave a Reply

Verified by MonsterInsights