• 19 Prill, 2023

Përshkrimi i profilit arsimor:

Në shkollën e mesme teknike “Presheva” në Preshevë që nga viti 2010 është hapur drejtimi i shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, profili arsimor: Teknik – Motër medicinale. Në kuadër të këtij drejtimi kanë kaluar tri gjenerata, të cilët kanë treguar shumë suksese gjatë shkollës së mesme dhe çdo vit janë zgjedhur si paralelet  më të mira në shkollë. Vlen të theksohet se që të gjithë këta nxënës pas përfundimit të shkollës së mesme kanë treguar suksese edhe në shkollimin e lartë, si student në Universitete të ndryshme, sidomos në vendet e rajonit…

Pas përfundimit te këtij drejtimi, nxënësi do të aftësohet për aplikimin e të gjitha njohurive të mara më parë si:

  • promovimin shëndetësor;
  • edukimin shëndetësor, që ka mjaft rol të rëndësishëm në sjelljen adekuate dhe përgjegjësin e individit për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit, që do të thotë se aftësohen për preventivën (parandalimin) e sëmundjeve të ndryshme, sepse nuk thuhet kot që “Sëmundja shumë më lehtë parandalohet se sa shërohet”;
  • aplikimin e barnave të ndryshme në rrugë te ndryshme si (dhënien e injeksioneve, infuzioneve etj)
  • lidhjen dhe pastrimin e disa plagëve të ndryshme
  • kujdesin e të sëmurit si në shtëpi ashtu edhe nëpër organizata shëndetësore si në: shtëpi të shëndetit, spitale të ndryshme etj.

Pra nxënësit pas përfundimit të shkollës së mesme të mjekësisë marrin te gjitha njohurit baze lidhur me shëndeti. Hapjes së këtij drejtimi të mjekësisë iu janë gëzuar të gjithë, sepse shumë vite me radhë, shumë nxënës kanë udhëtuar prej Bujanocit dhe fshatrave për rreth, në shkollat e mesme të Gjilanit apo Prishtinës, vetëm e vetëm për t’a vazhduar këtë drejtim, sepse pa diskutim vlera më e madhe e njeriut është shëndeti. Në kuadër të shkollës së mesme të mjekësisë, funksionon edhe kabineti i mjekësisë, që është i pajisur me të gjitha mjetet bazë për kryerjen e ushtrimeve të ndryshme me nxënësit, vetëm e vetëm për t’u aftësuar ata, por aftësitë lidhur me këtë profesion ata i marrin edhe gjatë kryerjes së praktikës si në shtëpi të shëndetit në Bujanoc, ashtu edhe nëpër spitalet e Vranjë.

Shkolla jonë aktualisht në kuadër të drejtimit të mjeksisë për nxënësit ofron profilin arsimor Motër Medicinale – Teknik.

Lista e lëndëve të arsimit të përgjithshëm, lëndëve profesionale dhe zgjedhore si dhe fondi i tyre javor i orëve është paraqitur në tabelën e mëposhtme.

T – teori, U – ushtrime, B – mësim bllok brenda vitit
TEKNIKMOTËR MEDICINALE Numri i orëve në javë
Klasa IKlasa IIKlasa IIIKlasa IV
Lëndë e arsimit të përgjithshëmTUBTUBTUBTUB
Gjuhë shqipe dhe letërsi3  3  3  3  
Gjuhë serbe2  2  2  2  
Gjuhë angleze2  2  2  2  
Edukatë fizike2  2  2  2  
Matematikë2  2  2  2  
Kompjuterikë dhe informatikë 2          
Histori2           
Kulturë muzikore  30         
Fizikë2  2        
Gjeografi2           
Kimi2           
Biologji2  2        
Sociologji me të drejtat qytetare      2     
Lëndë profesionaleKlasa IKlasa IIKlasa IIIKlasa IV
TUBTUBTUBTUB
Anatomi dhe fiziologji4           
Ndihma e parë  60         
Gjuhë latine2           
Kujdesi shëndetësor22 236018210110120
Patologji   2        
Mikrobiologjia me epidemiologji   2        
Higjienë dhe edukim shëndetësor   2        
Farmakologji   2        
Psikologjia shëndetësore   2        
Biokimi mjekësore   2        
Etikë mjekësore   1        
Infektologji      2     
Gjinekologji dhe akusheri      2     
Mjekësi interne      2  2  
Kirurgji      2  2  
Neurologji      1     
Pediatri         2  
Psikiatri         1  
Ndërmarrësi          2 
Lëndë zgjedhoreKlasa IKlasa IIKlasa IIIKlasa IV
TUBTUBTUBTUB
Lëndë zgjedhore sipas programit      2  2  
Mësim fetar Islam / Edukatë qytetare1  1  1  1  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sqAlbanian
Verified by MonsterInsights