Currently Empty: $0.00

Përshkrimi i profilit arsimor:
Administrator financiar është profil arsimor me zgjedhjen e të cilit nxënësit përfitojnë njohuri dhe shkathtësi në të gjitha segmentet e punëve të kontabilitetit financiar: realizimin e transaksioneve të pagesave, implementimin e të gjitha formave të të dhënave kontabël, ndjekjen dhe kontrollin e mbarëvajtjes së punëve në ndërmarrje, përcaktimin e rezultateve të biznesit, përpilimin e raporteve si dhe realizimin e llojeve të ndryshme të kalkulimeve.
Me plan-programin e këtij profili arsimor janë paraparë lëndët mësimore nga të cilat arrihen njohuritë dhe shkathtësitë nga fusha e kontabilitetit dhe financave (kontabiliteti, biznesi financiar, revizioni dhe kontrolli), por edhe lëndë nga të cilat arrihen njohuri ligjore të domosdoshme për administrim, organizim dhe menaxhim të kompanisë – shoqërisë afariste (ekonomika e ndërmarrjeve, biznesi në zyre, statistika, e drejta). Gjithashtu, gjatë shkollimit nxënësit arrin dhe avancojnë njohuritë e tyre nga kultura e përgjithshme dhe arsimimi, mësojnë gjuhë të huaja, punën në kompjuter, merren me aplikim të softuerit, etj.
Specifika e këtij drejtimi është puna në ndërmarrje virtuale, në kuadër të lëndës kontabiliteti financiar – trajnim, që mundëson simulimin e punës së ndërmarrjes nga themelimi i saj, gjatë realizimit të punëve të përditshme nga fusha e furnizimit, shitjes, marketingut dhe kontabilitetit. Nga kjo lëndë është paraparë edhe mësimi bllok në vitin e dytë, tretë dhe katërt. Në këtë mënyrë mundësohet aftësimi i nxënësve për tregun e punës menjëherë pas përfundimit të shkollimit katërvjeçar.
Mësimi praktik përfshinë rreth 15% e shkollimit të përgjithshëm, deri sa kjo përqindje është diç më e lartë në kuadër të lëndëve profesionale dhe arrin në 20%. Gjatë shkollimit të tërësishëm raporti i lëndëve të arsimit të përgjithshëm dhe atyre profesionale është 50:50.
Administratori financiar do të dijë dhe do të zotërojë:
- të respektojë dhe zbatojë rregullativa ligjore dhe standarde në fushën e financave dhe kontabilitetit,
- të kryejë punë të ndryshme administrative,
- të njohin dhe zbatojnë masat e politikës fiskale,
- në mënyrë të pavarur të kryejë punë të qarkullimit të pagesave,
- të njoh dhe zbatoj procedurën e hartimit të bilanceve,
- të evidentojë punët me botën e jashtme (importi dhe eksporti),
- të llogaris pagat, tatimin dhe kontributet në të ardhura,
- të llogarisë dhe regjistrojë amortizimin,
- të respektojë dhe zbatoj parimet e fshehtësive afariste dhe zyrtare,
- të prezentojë shfrytëzuesve intern dhe ekstern,
- të arkivoj dokumentacionin,
- të formulojë dhe shtyp raportet mbi shpenzimet e afarizmit, etj.
Lista e lëndëve të arsimit të përgjithshëm, lëndëve profesionale dhe zgjedhore si dhe fondi i tyre javor i orëve është paraqitur në tabelën e mëposhtme.
| T – teori, U – ushtrime, B – mësim bllok brenda vitit | |||||||||||
| TEKNIK FINANCIAR DHE I KONTABILITETIT | Numri i orëve në javë | ||||||||||
| Klasa I | Klasa II | Klasa III | Klasa IV | ||||||||
| Lëndët e arsimit të përgjithshëm | T | U | T | U | B | T | U | B | T | U | B |
| Gjuhë shqipe dhe letërsi | 3 | 3 | 3 | 3 | |||||||
| Gjuhë serbe si gjuhë jo amtare | 2 | 2 | 2 | 2 | |||||||
| Gjuhë angleze | 2 | 2 | 2 | 2 | |||||||
| Edukatë fizike | 2 | 2 | 2 | 2 | |||||||
| Matematikë | 3 | 3 | 3 | 3 | |||||||
| Kompjuterikë dhe informatikë | 2 | ||||||||||
| Histori | 2 | 2 | |||||||||
| Kulturë figurative | 1 | ||||||||||
| Gjeografi | 2 | ||||||||||
| Biologji | 2 | ||||||||||
| Sociologjia me të drejtat qytetare | 2 | ||||||||||
| Lëndët profesionale | Klasa I | Klasa II | Klasa III | Klasa IV | |||||||
| T | U | T | U | B | T | U | B | T | U | B | |
| Parimet e ekonomisë | 3 | 2 | |||||||||
| Ekonomia afariste | 2 | 2 | 2 | ||||||||
| Kontabiliteti | 2 | 2 | 2 | 2 | 2 | 2 | 2 | 2 | |||
| Bazat e financave | 2 | 2 | |||||||||
| Korrespodenca afariste | 2 | ||||||||||
| Informatika afariste | 2 | ||||||||||
| E drejta | 2 | 2 | |||||||||
| Financat publike | 2 | 2 | |||||||||
| Kontabilitet financiar – Trajnim | 3 | 30 | 4 | 60 | 5 | 90 | |||||
| Financat afariste | 2 | 2 | |||||||||
| Statistika | 2 | 2 | |||||||||
| Revizioni | 2 | ||||||||||
| Ndërmarrësi | 2 | ||||||||||
| Lëndët zgjedhore | Klasa I | Klasa II | Klasa III | Klasa IV | |||||||
| T | U | T | U | B | T | U | B | T | U | B | |
| Lëndë zgjedhore sipas programit | 2 | 2 | |||||||||
| Mësim fetar Islam / Edukatë qytetare | 1 | 1 | 1 | 1 | |||||||
| Gjithsej javë | 37 | 36 | 35 | 31 | |||||||



