Currently Empty: $0.00

Lajmërohen mësimdhënësit e Shkollës së Mesme Teknike “Presheva” në Preshevë se të enjten më 26.01.2023 do të mbahet mësimi sipas planit mësimor të së premtes.
Me rastin e festës së shkollës së Shën Savës, e premte 27.01.2023, do të jetë një ditë pune jo-mësimore.
Me këtë rast nxënësit e shkollës sonë kanë përgatitur një program të përshtatshëm që do të prezantohet në sallën e gjimnazit duke filluar nga ora 10:30.
Me urimin për festën e ardhshme të shkollës, ftojmë mësimdhënësit të marrin pjesë në këtë aktivitet.
Në Preshevë Drejtoria e shkollës
Më 24. 01.2023