• 17 January, 2023

Lajmërohen të gjithë mësimdhënësit të cilët japin mësim në paralelet në të cilat ka nxënës të cilët ndjekin mësimin sipas planit individual arsimor PIA, se janë të obliguar që ti dorëzojnë planet e personalizuara për nxënësit të cilët mësojnë sipas programit të personalizuar PIA deri më datë 23.01.2023(e hënë)-për gjysëmvjetorin e dytë si dhe formularin nr.5-(përcjellja dhe vlerësimi i PIA-s) për gjysëmvjetorin e pare.
Të gjithë mësimdhënësit të cilët kanë vështirësi në përpilimin e planit të personalizuar udhëzime mund të marrin tek shërbimi PP.
Vlerësimi i nxënësve të cilët mësojnë sipas programit të personalizuar PIA-1-pasiqë ky është viti i parë që ndjekin mësimin sipas këtij programi ,përpos në ditar fillimisht bëhet plotësuar formularin nr.5(përcjellja dhe vlerësimi i PIA-s) çdo tremujor ndërsa për nxënësit për të cilët ky është viti i dytë që ndjekin mësimin sipas këtij plani, ky formularë i cili është i personalizuar për secilin nxënës dorëzohet tek shërbimi pedagogjiko-psikologjik në fund të gjysëmvjetorit të parë poashtu në fund të gjysëmvjetorit të dytë.
Drejtori i shkollës

Shërbimi PP
__ ___

Preshevë,17.01.2023

Leave a Reply

Verified by MonsterInsights