Breadcrumb Abstract Shape
Breadcrumb Abstract Shape
Breadcrumb Abstract Shape

ORARI I PUNËS PËR MUAJIN QERSHOR PËR KLASËT PËRFUNDIMTARE TË VITIT SHKOLOR 2025/2026

  1. Mësimi për klasët përfundimtare, sipas kalendarit shkollor, përfundon më datë 29.05.2026;
  2. Kompensimi për ditët e humbura të mësimit do të mbahet më datë 30.05.2026 (e shtunë);
  3. Mbledhjet e Këshillit të paraleleve do të mbahen më datë 1.06.2026 sipas orarit në vijim: – Për nxënësit e viteve të IV – ta në ora 10:00; – Për nxënësit e viteve të III – ta në ora 11:00;
  4.  Lëshimi i numrave të protokollit të dëftesave më datë 01.06.2026;
  5. Mbledhja më prindër për klasët përfundimtare parashihet për datë 02.06.02026 (e marte) nga ora 10:00;
  6. Orët përgatitore për provimet klasore për nxënësit e klasëve përfundimtare do të mbahen më datë 02.06. 2026 2026 (koha e realizimit sipas marrëveshjes me mësimdhënësit e lëndëve mësimorë);
  7. Paraqitja e provimeve të maturës, klasore dhe përfundimtare, më datë 03.06.2026;
  8. Më datë 03.06.2026 (e merkurë) do të mbahet mbledhja e këshillit të arsimtarëve për klasët përfundimtare;
  9. Më 04 dhe 05.06.2026 dhënia e provimeve klasore dhe përfundimtare;
  10. Më datë 08. 6. 2026, lëshimi i numrave të protokollit të dëftesave për nxënësit që i kanë dhënë provimet klasore dhe përfundimtare;

ORARI I DHËNIES SË PROVIMIT TË MATURËS NË AFATIN E QERSHORIT TË VITIT SHKOLLOR 2025/2026

Për nxënësit e rregullt dhe të ç’rregullt (me korespodencë)

Mbajtja e PROVIMIT TË MATURËS do të mbahet sipas orarit në vijim:

  1. Paraqitja e provimeve të maturës nga data 01.06 deri më 05.06.2026;
  2. Dhënia e provimit me shkrim nga gjuha amtare më datë 08.06.2026 (e hënë) duke filluar nga ora 09:00;

Dhënia e testit të njohurive teorike-profesionale

– Elektroteknik i teknologjisë së informacionit më datë 09.06.2026 (e marte) duke filluar nga ora 10:00;

– Teknik – motër medicinale më datë 09.06.2026 (e marte) duke filluar nga ora 12:00;

– Teknik për dirigjim kompjuterik të makinave (CNC) më datë 10.06.2026 (e mërkure)duke filluar nga ora 10:00;

– Teknik i kontabilitetit financiar më datë 11.06.2026 (e enjte) duke filluar nga ora 11:00;

– Teknik i komunikacionit rrugor më datë 10.06.2026 (e merkure) duke filluar nga ora 10:00;

Dhënia e pjesës praktike të provimit

– Elektroteknik i teknologjisë së informacionit më datë 11.06.2026 (e enjte) duke filluar nga ora 10:00;

– Teknik – motër medicinale më datë 11.06.2026 (e enjte)duke filluar nga ora 10:00;

– Teknik për dirigjim kompjuterik të makinave (CNC) 12.06.2026 (e premte) duke filluar nga ora 10:00;

– Teknik i kontabilitetit financiar më datë 15.06.2026 (e hëne) duke filluar nga ora 10:00;

– Teknik i komunikacionit rrugor më datë 11.06.2026 (e enjte) duke filluar nga ora 10:00;

  • Më 16.6. 2026 Lëshimi i numrave të protokollit të diplomave provimet e maturës dhe përfundimtare;
  • Më 18.06.2026 nënshkrimi i diplomave;
  • Më 19.06.2026 në ora 12:00, ceremonia e dorëzimit solemn të diplomave.
Ne Preshevë 21.05.2026 U.d. Drejtori Bekim Kurtishi
Verified by MonsterInsights