• 12 March, 2026

Më 9 mars, në ambientet e Shkollës së mesme teknike “Presheva” në Preshevë u mbajt një manifestim i veçantë dhe shumë domethënës, i organizuar nga mësimdhënësit dhe punëtorët e tjerë të shkollës, me rastin e pensionimit të drejtorit të shkollës z. Telat Arifi, duke shënuar përmbylljen e një rruge të gjatë dhe të suksesshme pune në shërbim të arsimit dhe edukimit shkollor. Përmes fjalëve falënderuese dhe kujtimeve të ndara nga kolegët, u vlerësua përkushtimi, profesionalizmi dhe kontributi i tij ndër vite në zhvillimin dhe përparimin e shkollës.

Për ta bërë këtë moment edhe më të veçantë, gjatë manifestimit u prezantuan fotografi dhe një video-incizim që pasqyronte rrugëtimin profesional të drejtorit nga fillimet e tij në arsim e deri në ditën e pensionimit. Ky prezantim ngjalli emocione të veçanta tek të pranishmit, duke rikujtuar momente të rëndësishme të punës dhe bashkëpunimit ndër vite.

Manifestimi përfundoi në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, me urime, falënderime dhe respekt për të gjithë ata që me përkushtim kontribuojnë në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.

Verified by MonsterInsights