Gusht 2023
1. Lënda dhe zbatimi i Udhëzimit për organizimin dhe realizimin e punës edukativo-arsimore në shkollë te mesme në vitin shkollor 2023/2024.
Udhëzime për organizimin dhe realizimin e punës edukativ-arsimore në shkollën e mesme (në tekstin e mëtejmë: shkolla) në vitin shkollor 2023/2024. (në tekstin e mëtejmë: Udhëzime), për së afërmi rregullohet mënyra e planifikimit, organizimit dhe realizimit të punës edukativo-arsimore të shkollës, me theks të veçantë në format e tjera edukativo-arsimore dhe avancimin e punës edukative me nxënës.
Për shkak të pasojave nga tragjedit e majit, në radhë të pare, për të siguruar mirëqenien dhe mbështetjen për zhvillimin e përgjithshëm të fëmijës/nxënësit, mësimi në gjysmënvjetorin e dytë të vitit shkollor 2022/2023 për nxënësit e shkollave të mesme ka përfunduar më herët.
Ndër të tjera, Udhëzimet duhet ti ndihmojnë shkollës që të krijojë vazhdimësi në punën edukativo-arsimore, të arrijë qëllimet e arsimit, të përcaktuara me ligj dhe ta përballojë atë në mënyrë sa më të suksesshme me sfidat e mundshme në vitin e ri shkollor.
Në vitin shkollor 2023/2024, përveç aktiviteteve të rregullta të planifikimit dhe programimit, është e nevojshme të merren parasysh disa elemente shtesë të paraqitura në Udhëzime.
Baza ligjore për hartimin e Udhëzimeve është Ligji për Bazat e Sistemit të arsimit dhe edukimit (“Gazeta Zyrtare e RS”, nr. 88/17, 27/18 – ligje të tjera, 10/19, 6/20 dhe 129/21), Ligji. për arsimin dhe edukimin e mesëm (“Gazeta Zyrtare e RS”, nr. 55/13, 101/17, 27/18- ligje të tjera, 6/20, 52/21 dhe 129/21), rregulloret që rregullojnë planin dhe programin e mësimdhënies dhe të mësimnxënies dhe rregulloret që më për së afërmi rregullojnë aspekte të veçanta të punës së shkollës.
2. Objektivat e Udhëzimeve
Qëllimi i përbashkët i Udhëzimeve është organizimi i aktiviteteve, me të të cilën, përmes realizimit dhe qasjes aktive të nxënësit, do të kontribuojnë kryesisht në zhvillimin pozitiv të vlerave njerëzore tek nxënësit, si dhe përparimin e marrëdhënieve të bazuara për respektin në njëri-tjetrin, bashkëpunimin dhe solidaritetin me respekt për diversitetin.
Drejtori, mësuesit, bashkëpunëtorët profesional dhe prindërit janë përgjegjës për zbatimin e këtyre synimeve për të siguruar një mjedis të sigurt dhe stimulues për mësim dhe zhvillim për të gjithë anëtarët e bashkësisë së shkollës.
3. Puna arsimore në vitin shkollor 2023/2024
Në planifikimin dhe realizimin e punës edukativo-arsimore në vitin shkollor 2023/2024 është e nevojshme që krahas bazave ligjore dhe programore të merren parasysh edhe sugjerimet dhe kërkesat që rrjedhin nga këto udhëzime. Kur merret parasysh se si Udhëzimet aplikohen në shkollë, i referohemi përdorimit të burimeve shtesë të renditura në përmbledhje që përbën pjesën përbërëse te saj.
Në vazhdim është paraqitur përmbledhja e Udhëzimeve në formën e hapave të nevojshëm që ndërmerren, pas së cilës është dhënë paraqitja tabelare e aktiviteteve që shkolla duhet të realizoj në viti shkollor 2023/2024.
- Dita e parë mësimore e vitit shkollor 2023/2024 të organizohet përmes bisedës dhe njohjes së nxënësve me planin e punës për javët e para të vitit të ri shkollor.
- Mësimet javore nga data 4 deri më 8 shtator 2023 do të realizohen si orë mësimore tematike, në kuadër të së cilës mund të realizohen punëtori dhe aktivitete të tjera që synon nxitjen e vlerave të respektit të ndërsjellë, bashkëpunimit dhe solidaritetit, duke respektuar diversitetin.
- Në javën, nga data 11 deri më 15 shtator 2023 të zbatohet vlerësimi fillestar në kuadër të lëndëve të obligueshme dhe programeve zgjedhore ashtu që, bazuar në rezultatet e fituara, planifikohet plani edukativo-arsimor në përputhje me arritjet e nxënësve.
- Plani vjetor i punës së shkollës duhet të parashikojë vetëvlerësimin e punës në fushat e kualitetit- Mbështetja e nxënësve dhe Etos. Vetëvlerësimi i punës të planifikohet në gjysmëvjetorin e parë të vitit shkollor 2023/2024.
- Plani i veprimit për përmirësimin e Mbështetjes së nxënësve dhe Etos-it të zbatohet nga fillimi i gjysmëvjetorit te parë.
- Organizimin dhe zbatimin e vlerësimit të qëndrimeve të nxënësve të klasës së pare te shkollave te mesme për përshtatjen dhe integrimin në shkollën e re dhe planifikimin e masave mbështetëse.
- Vëmendje e veçantë i kushtohet programeve zgjedhore me të cilat do të mbështetet zhvillimi i vlerave pozitive njerëzore, të promovohen marrëdhëniet e bazuara në respekt reciprok, bashkëpunim dhe solidaritet në respekt nga dallimet (diversiteti).
- Deri në fund të gjysëmvjetorit të parë, të promovohet vizioni i zhvillimit të shkollës dhe bazuar tij në procesin pjesëmarrës, të përcaktohet motoja (identiteti) i shkollës. Motoja është një nga simbolet e rëndësishme të shkollës që njihet dhe pranohet nga të gjithë aktorët.
Paraqitja tabelare e aktiviteteve të lartpërmendura për vitin shkollor 2023/2024
Aktivitetet | Perioda e realizimit | Bartësit e aktivitetit | Rezultati |
Bisedat e zakonshme e të gjithë aktorëve të jetës shkollore | nga 01.09.2023. dhe ne vazhdimësi gjatë vitit shkollor | Të gjithë të punonësuarit në shkollë | Plani i rishikuar zhvillimor Janë të mundshme synimet e reja prioritare të zhvillimit Është hartuar plani i aktivitetit |
Mësimi tematik | 4 – 8.9.2023 | Mësimdhënësit | Planet operative Produktet e mësimit tematik |
Vlerësimi fillestar | 11-15.9.2023 | Mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional | Teknikat e ndryshme dhe instrumentet për monitorim formues të përparimit te nxënësit Planet operative (përfshirë planet shtesë mbështetëse) |
Vlerësimi i përshtatjes së nxënësit të klasës së parë | Gjat gjysëmvjetorit të parë | Bashkëpunëtorët profesional Kujdestarët e klasëve | Analiza dhe interpretimi i rezultatit te hulumtimit, hapat e përcaktuar dhe plani i mbështetjes së së nxënësve dhe mësimdhënësve |
Realizimi i vetëvlerësimit të punës së shkollës | Gjat gjysëmvjetorit të parë | Ekipi për vetëvlerësim | Analiza dhe interpretimi i rezultateve të vetëvlerësimit, Plani i veprimit për avancim, Plani i rishikuar i zhvillimit Të shkollës dhe qëllimet prioritare |
Të përcaktoni moton (identitetin) e shkollës | Gjat gjysëmvjetorit të parë | Ekipi i zhvillimit planifikimi dhe kujdestarët e klasëve, Parlamenti i nxënësve | Moto e definuar (identiteti) i shkollës, të arritshme për të gjithë dhe të promovuar |
3.1. Fillimi i vitit shkollor dhe muaji i parë i realizimit të mësimit
Dita e parë mësimore e vitit shkollor 2023/2024 do të organizohet përmes bisedës dhe njohjes së nxënësve me planin dhe punën ne periudhën në vijim, respektivisht me punën në javët e para te vitit të ri shkollor. Mësuesit lëndorë krijojnë planet e tyre operative në përputhje me Udhëzimet për dy javët e para të shtatorit. Më vonë gjatë krijimit të planit operativ mbështeten në rezultatet e vlerësimit fillestar dhe përvojës gjatë javëve tematike.
Në javën e parë nisin diskutimet e përbashkëta të të gjithë aktorëve të jetës shkollore me synimin për të hartuar një strategji arsimore në mënyrë se si marrëdhëniet ne shkollë të bazohen në respektin reciprok, bashkëpunim dhe solidaritet, duke respektuar diversitetin.
Gjatë shtatorit dhe tetorit të vitit 2023, mësuesit dhe punonjësit e shkollës së bashku me nxënësit dhe prindërit të krijojnë identitetin e shkollës duke definuar qëllime të përbashkëta, misionin dhe moton e shkollës, si dhe sjelljet dhe rezultatet e pritura që janë në përputhje me identitetin e dakorduar.
Identiteti i shkollës do të jetë i disponueshëm për të gjithë, i promovuar përmes faqes së shkollës, rrjetit social, billbordeve, njoftimeve dhe të gjitha aktivitetet që realizon shkolla.
Që nxënësit t’i rikthehen përditshmërisë së nevojshme sa më me sukses, respektivisht aktivitetit te rregullt shkollor, është e nevojshme që kjo të bëhet gradualisht, veçanërisht në dy javët e para të shtatorit 2023. Në këtë do të kontribuojë Planifikimi tematik – ditët tematike, veçanërisht javët e para tematike (nga 4 deri më 8 shtator), e cila do të përfshijë aktivitete interaktive metodat e punës, mësimdhënia përmes qasjeve të ndryshme (integruese, ambientale, mësimi projektues dhe të tjera), lidhje ndër-lëndore, të gjitha duke respektuar karakteristikat individuale dhe mundësitë e secilit nxënës. Një nga qëllimet e kësaj qasjeje sigurisht që do të ishte ishte edhe një vlerësim i nevojave të nxënësve dhe planifikimi i përbashkët i aktiviteteve që janë në funksion të adaptimit më te shpejtë te nxënësve dhe hyrjes në aktivitetet e rregullta shkollore. Është e dëshirueshme që shkollat gjatë vitit shkollor te planifikojnë aktivitete tematike një ose më shumë here në muaj dhe të vazhdojnë me realizimin e ditëve tematike.
Shkollat kanë autonominë, me mbështetjen e të gjithë aktorëve përkatës të jetës shkollore të përcaktonjnë temën e ditëve tematike, të udhëhequr nga vlerat e respektit të ndërsjellë, bashkëpunimit dhe solidariteti, duke respektuar diversitetin.
Propozimi i temave për organizimin e ditëve tematike: Ditët e kulturës demokratike; unë dua dhe respektoj veten dhe të tjerët; Cfare mund te bej per ju? Le të njohim botën përmes kulturës, letërsisë, historisë, gastronomisë etj.; Kur shumë duar pajtohen/bashkohen; Pasuria e diversitetit (dallueshmërisë) etj.
Temat realizohen duke marrë parasysh specifikën e shkollës (sferat e punës dhe profilin arsimor, programin e mësimdhënies dhe mësimnxënies).
Përmbajtja e punës dhe organizimi i mësimit tematik kërkojnë më shumë korrelacion përmbajtjesor të disa lëndëve mësimore, kërkimet, bashkëpunimi me mësues apo nxënës të tjerë, grupmoshave te njëjta ose të ndryshme, organizatave të ndryshme lokale, duke përdorur mjete dhe media të ndryshme didaktike dhe aplikimi i mësimit me bazë problemore.
Gjatë javëve të para mësimore, është e mundur të planifikohen mësime bashkëpunuese kur mësuesit e lëndëve të ndryshme realizojnë së bashku mësimin/et. Psh., mësuesit zgjedhin së bashku një kompetencë kyçe dhe një temë që lidh rezultatet e disa lëndëve, ata gjithashtu planifikojnë dhe kryejnë së bashku mësimdhënie. Ky lloj i mësimdhënies ekipore është gjithashtu i përshtatshëm për mësuesit e mësimit teorik dhe praktik të së njëjtës lëndë profesionale.
Ashtu si java e parë, edhe java e dytë (nga 11 deri më 15 shtator 2023) është e dedikuar me biseda të përbashkëta, shoqërimi dhe planifikimi. Këtë javë organizohet dhe vlerësimi fillestar (kontrolli dhe testimi) i arritjeve të mëparshme të nxënësve brenda një fushe, moduli ose teme të caktuar, të cilat janë të rëndësishme për lëndën obligative, programin zgjedhor dhe aktivitetin me qëllim organizimin e punës dhe monitorimin e nxënësve, me referim të veçant për nxënësit e grupeve të ndjeshme sociale. Është e rëndësishme që mësuesit ti njoftojnë nxësit mbi synimin e vlerësimit fillestar dhe të theksojnë se funksioni i tij nuk është të marren notat, por edhe të theksohet se është e rëndësishme që nxënësit të punojnë sa më mirë, në mënyrë që mësuesit të marrin informacione përkatëse për organizimin e orëve të mëtejshme. Rezultatet e vlerësimeve fillestare do të përdoren për të krijuar një plan operativ të punes. Gjithashtu, bashkëpunëtorët profesional mbështeten në rezultatet e këtij vlerësimi për të identifikuar nxënësit të cilëve do tu nevojitet një mbështetje e veçantë dhe se si kjo mbështetje do të planifikohej së bashku me mësuesit tjerë.
Motivimi i nxënësve në procesin mësimor është i rëndësishëm për përmirësimin e arritjeve dhe ndërtimin e besimit ndaj shkollës. Është e rëndësishme që nxënësit të ndiejnë kënaqësi për arsyen e të bërit mire të detyrës së kryer, për shkak të përfshirjes në procesin mësimor, bashkëpunimit me mësuesit dhe bashkëmoshatarët. Doza e caktuar e konkurrencës në orë mund të jetë e dobishme, por është e rëndësishme për të mos u kthyer në rivalitet. Një mjedis mësimor shumë kompetitiv rrit ankthin dhe bën që nxënësit e pasigurt të tërhiqen, gjë që ndikon negativisht në motivimin etyre dhe ngadalëson dinamikën e punës së të gjithë klasës. Duhet të jetë e qartë për nxënësit se ata pritet të jenë të suksesshëm, jo sepse duhet të jenë, por sepse shkolla dhe mësuesit e tyre besojnë se mund ta bëjnë këtë. Nëse disa nxënës kanë nevojë për tju dhënë mbështetje shtesë, atëherë ju duhet të gjeni një mënyrë për të arritur rezultate pozitive, por që të mos ndihen më pak të aftë. Duhet tu jepen informacione të rregullta për punën dhe rezultatet e të nxënit për secilin nxënës. Ato vlerësime formuese duhet të jenë të detajuara dhe konstruktive, të përmbajnë informacione për atë që është bërë mirë dhe çfarë mund të ishte bërë për hapat e mëtejshëm, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të punës. Nxënësit duhet të inkurajohen për veten e tyre dhe të komentojnë punën e tyre, të jenë reflektues si dhe të komentojnë punën e bashkëmoshatarëve konstruktiv (duhet të parandalojnë talljet, fyerjet dhe komentet e vrazhda). Të përcaktoni, së bashku me nxënësit rregullat dhe metodat që do të zbatohen gjatë vlerësimit dhe vetëvlerësimit.
Një mënyrë e mirë për modelimin e sjelljes se nxënësit është edhe shembulli i vet. Gjithashtu, në në këtë moshë mësuesi është modeli kryesor sipas së cilit nxënësit formësojnë sjelljen e tyre dhe pritshmëritë nga vetëvetja. Metoda e komunikimit (verbal dhe joverbal) që përdoret në punë me nxënësit është thelbësore për zhvillimin e imazhit për veten dhe zhvillimin personal.
3.2. Zbatimi i Udhëzimeve gjatë vitit shkollor 2023/2024
Në themelet e aktiviteteve fillestare në javët e para të vitit shkollor, shkolla do të vazhdojë të punojë për përmirësimin e dokumentacionit dhe praktikave të saj për të siguruar mjedis inkurajues dhe të sigurt dhe vlera të ndërsjella të promovuara vazhdimisht në respektin, bashkëpunimin dhe solidaritetin, duke respektuar diversitetin.
Programet vjetore. Gjat krijimit të programit për mbrojtje nga dhuna, abuzimin dhe neglizhimin dhe programet për të parandaluar diskriminimin dhe rrezikun sjellja e aktivitetit të planifikuar do të pasqyrojë nevojat aktuale të shkollës në bazë të analizës së gjendjes (mbrojtja dhe siguria e nxënësve, analiza e situatave të dhunës dhe sjelljet e rrezikshme të nxënësve nga viti i kaluar shkollor etj.) dhe përvoja nga javët e para të realizimit të orëve, për të planifikuar saktësisht aktivitetet, bartësit dhe dinamikën e zbatimit. Punonjësit, nxënësit dhe prindërit do të njihen me mundësitë e përdorimit të platformës Kombëtare “Të ruaj” në përputhje me udhëzimet e marra më parë.
Vetëvlerësimi i punës së shkollës në vitin shkollor 2023/2024.
Plani vjetor i punës të shkollës në pjesën që lidhet vetëvlerësimin e punës së shkollës, ti shtohen dy fushave, kualiteti – Mbështetja e nxënësve dhe Etos. Vetëvlerësimi kryhet në gjysëmvjetorin e parë, në mënyrë që në gjysëmvjetorin e dytë ripërcaktohen planet shtesë operative dhe programet e punës së organeve dhe ekipeve në shkolla. Shkollat që kanë bërë vetëvlerësim në këto fusha në vitin e kaluar shkollor duhet të rishikojnë planet e tyre në mënyrë që ato të përputhen me këto Udhëzime dhe të ndërmerrin masa për përmirësimin e punës së shkollës bazuar në këto fusha të kualitetit.
Plani i veprimit (akcional), të përafrohet me rezultatet e vetëvlerësimit dhe nevojën duke përmirësuar punën edukative në shkollë, si dhe me identitet të përbashkët të definuar.
Vlerësimi i përshtatjes dhe ofrimi i mbështetjes për nxënësit në vitin shkollor 2023/2024.
Bashkëpunëtorët profesional do të organizojnë kërkime nëpër klasat më vulnerabël dhe të gjitha klasat e vitit të parë për nevojat dhe sfidat me të cilat ndeshen nxënësit. Në përputhje me rezultatet e marra dhe informacioneve të tjera të marra nga prindërit dhe mësuesit, do të planifikohet dhe zbatohet një mbështetje specifike për nxënësit dhe mësuesit.
Identiteti i shkollës. gjatë vitit shkollor do të propagohen dhe inkurajohen sjelljet e nxënësit, mësuesite dhe prindërit që janë në përputhje me identitetin e përcaktuar, e ai nëpërmjet përpjekjeve të vazhdueshme të shkollës do të pasurohet dhe promovohet në klasë dhe jashtë shkollës.
Aktivitete humanitare dhe aktivitetet në komunitetin lokal. Në përputhje me objektivat e Udhëzimeve, identitetit të shkollës dhe vlerave që ndërtohen dhe promovohen, shkolla do të organizojë me prindër dhe nxënës aksione humanitare duke u bazuar në burimet ekzistuese në komunitetin lokal.
Aktivitete jashtëmësimore dhe ato lira në shkollë. Këto aktivitete do të përfshijnë një numër sa më te madh nxënësish duke ndjekur interesat e tyre dhe duke respektuar nevojat e ndryshme dhe burimet në dispozicion dhe kapacitetet shkollore me fokus në zhvillimin pozitiv njerëzor tek nxënësit, si dhe nxitja e marrëdhënieve të bazuara në respektin e ndërsjellë, bashkëpunim dhe solidaritet me respekt për diversitetin. Është e nevojshme të krijohet një plan aktiviteti për të shënuar ditë/datat të rëndësishme gjatë vitit shkollor.
Parlamenti i nxënësve. Shkollat do të mbështesin përfshirjen aktive të nxënësve në organizatat dhe ekipet e nxënësve për të zhvilluar vlera pozitive dhe bashkëpunimin. Pjesëmarrje më aktive e nxënësve në marrjen e vendimeve që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me ta, përfaqësimi i interesave të të gjithë nxënësve në shkollë, si dhe mbështetja e nismave të nxënësve, është një nga detyrat e rëndësishme të shkollës, sepse në këtë mënyrë nxënësit forcojnë vetëbesimin dhe bëhen personat përgjegjës.
Mësimdhënia plotësuese dhe shtuese duhet të organizohet në mënyrë që të mos jenë të veçanta,të mos përmbaj konkurrencë midis nxënësve dhe në mënyrë indirekte të mos u dërgojnë mesazh nxënësve se nuk janë te suksesshëm ose te talentuar në një fushë. Do të ishte e dobishme nëse do të kishin ore plotësuese një formë e punës konsultative e destinuar për të gjithë nxënësit, si dhe për të shfrytëzuar avantazhet e mësimdhëniesn nga bashkëmoshatarët dhe ti inkurajon prindërit tu ofrojnë mbështetje (për shembull duke krijuar klubet e studimit). Gjatë orëve shtesë, theksohet rëndësia e interesave dhe përpjekje të nxënesve, dhe ti shmangeni theksimt te arritjeve të jashtëzakonshme dhe rëndësisë se konkurrencës.
Ekskursionet dhe udhëtimet studimore ofrojnë mundësinë për të marrë një arsimim të caktuar ku rezultatet arrihen gjatë një forme të ndryshme të mësimdhënies (për shembull, një vizitë kulturore-historike vendeve të rëndësishme, xhiro në burimet natyrore, biseda me vendasit, vizita ne kompanitë dhe shkollat e mesme në të njëjtën fushë pune). Gjithashtu, këto forma të mësimdhënies i lejojnë mësuesit të takojnë nxënësit në një atmosferë joformale dhe të përmirësohen njohurit për kompetencat e tyre socio-emocionale dhe shkallën e pranimit nga grupi bashkëmoshatarësh, si dhe për të “ndjerë” dinamikën e marrëdhënieve me bashkëmoshatarët në klasë/grup, e cila është e rëndësishme për parandalimin e dhunës dhe nxitjes se vlerave të bashkëpunimit dhe solidaritetit.
Ora e kujdestarit te klases ka një rol të rëndësishëm me mundësinë për të zhvilluar qëndrime dhe bindjet e nxënësve, duke i njohur nxënësit me jetën shkollore dhe me marrëdhëniet që ata vlerësojnë te të tjerët. Të gjithë nxënësit duhet të përfshihen në bisedë dhe diskutim dhe përfaqësojne përmbajtje dhe aktivitete që lidhen me zhvillimin e empatisë, bashkëpunimit, solidaritetit, respektimi i diversitetit etj. Sugjerim temash që mund të realizohen në klasë nga kujdestari i klases janë: Empatia, Toleranca, Miqësia, Vlerat pozitive, udhëzimet për jetën; Çfarë është filantropia? Programi i këshillave te klaseve dhe kujdestarve te klaseve do të organizohen në përputhje me dokumentin e dërguar më parë Udhëzimet për punë pedagogjike te kujdestarit te klases.
Bashkëpunimi me prindërit. Për të krijuar një atmosferë bashkëpunimi dhe zhvillimin e besimit, është e nevojshme përfshirja e prindërve si partnerë të barabartë në të gjitha segmentet dhe fushat e punës në shkollë. Një nga kushtet e rëndësishme për vendosjen e bashkëpunimit është informacioni në kohë i qartë, si dhe ofrimin e mundësive për komunikim konstruktive të dyanshem, i cili do të karakterizohet nga respekti reciprok dhe vlerësimi i dallimeve Perspektive. Preferohet përdorimi i shumë kanaleve të komunikimit si dhe dërgimi i vazhdueshëm mesazhi se pjesëmarrja e prindërve është e mirëpritur. Nga ana tjetër nga prindërit priten sjellje te përgjegjshme, d.m.th. monitorimi i përparimit të nxënësve, i cili, ndër të tjera, nënkupton raportim të rregullt tek kujdestari i klases për ndryshimet në sjellje dhe mësimin e nxënësve, si dhe gatishmërinë për konsultim si me mësuesit ashtu edhe me bashkëpunëtorët profesional të shkollës ose bashkëpunëtorët e jashtëm.
Parimet e përgjithshme të deklaruara të bashkëpunimit, por edhe qëllimet dhe aktivitetet specifike për këtë viti shkollor, është e nevojshme ta ndajmë me prindërit edhe para fillimit të vitit shkollor duke përdorur kanale të ndërmjetme komunikimi dhe më pas në takimin e parë të prindërve për të vënë në dukje arritjet e krijuara në dokumentet e shkollës dhe aktivitetet e planifikuara.
Në punën këshilluese me prindërit, temat duhet të planifikohen në bazë të vëzhgimeve me nevojat e prindërve ( tebëhet një anketë me prindërit për të vlerësuar nevojat e tyre në fillim dhe gjatë vitit shkollor dhe të mbështeten në të dhënat e marra nëpërmjet intervistave realizuar në fillim të gjysemvjetorit të parë).
Është e nevojshme që shkolla të marrë iniciativën për të organizuar sa më shumë aktivitete në të cilin mësuesit, nxënësit dhe prindërit marrin pjesë së bashku. Zhvillimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm në partneritet me familjen, në kuadër të shfrytëzimit të mundësive të ndryshme të përfshirjes së prindërit dhe nxitjes se partneriteteve, duke pasur parasysh se familja dhe shkolla kanë diçka të përbashkët në interesat dhe përgjegjësitë ndaj fëmijëve në krijimin e programeve dhe mundësive më të mira për zhvillim dhe arritjet e nxënësve.
Gjatë gjithë vitit shkollor, në realizimin e të gjitha aktiviteteve mësimore, jashtëmësimore dhe forma të tjera te punës edukativo-arsimore janë te rëndësishme rezultatet e duhura arsimore dhe standardet e kualifikimit për të gjithë nxënësit, arsimimi i tyre i mesëm do të përmbushte funksionin edukativo-arsimor të nevojshem për përfshirje në shoqërinë moderne dhe botën e punës, si dhe vazhdimësin e shkollimit. Theks i veçantë gjatë këtij viti shkollor është në zhvillimin e vlerave njerëzve pozitive, përmirësimin e marrëdhënieve të bazuara në respekt, bashkëpunim dhe solidaritet duke respektuar diversitetin. |