• 14 Shtator, 2022

Njoftohen kujdestarët e të gjithë klasëve se janë të obliguar të caktojnë mbledhjen me prindër që do të mbahet të shtunën me datë 17.09.2022, sin ë vijim:

– Për klasët e para dhe të dyta në orën 10:00;

– Për klasët e treta dhe të katërta në orën 11:00.

Me këtë Rend të ditës:

1. Njohja e prindërve me planprogramin e vitit shkollor 2022/23 dhe njohja e tyre me rregullat e sjelljes në shkollë;

2. Prezantimi i ditarit elektronik dhe ofrimi i udhëzimeve bazë në lidhje me përdorimin e ditarit ES për prindërit;

3. Zgjedhja e udhëheqësisë së klasës nga radhët e prindërve (kryetar dhe zëvendës) dhe delegatin për Pleqësinë e Prindërve të shkollës;

4. Të ndryshme.

Para takimit të prindërve, të gjithë drejtuesit e departamenteve duhet të informohen nga koordinatorët Irfan Rahimi dhe Nikola Joviq për udhëzimet e rëndësishme për ditarin e SHS për prindërit.

Në Preshevë                                                                              Drejtori i shkollës

14.9.2022                                                                                             Telat Arifi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sqAlbanian
Verified by MonsterInsights